MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Gery Kokalari, CIA: Petriti, i ati i Evi Kokalarit, në listën e besnikëve të Enverit - Thesari

E Hënë 20 Dhjetor, 2021
Gery Kokalari, CIA: Petriti, i ati i Evi Kokalarit, në listën e besnikëve të Enverit

kokalari-gery-evi

Letër Kryeredaktorit të gazetës “Dita”, zotit Adrian Thano

I dashur Kryeredaktor,

Duket se ka pasur mjaft polemika pas intervistës sime me Xhevdet Shehun që përmbante komente për Evi Kokalarin.

Për të dhënë një sqarim, meqë nuk flas shqip, është e vështirë për mua të di me siguri se çfarë mund të ketë thënë Evi Kokalari për lidhjet e saj me Musine Kokalarin gjatë intervistave të saj në Shqipëri; apo nëse ajo ka pohuar se rrethi i saj i ngushtë familjar është persekutua në ndonjë farë mënyre.

Por nëse ajo është përpjekur të përdorë marrëdhënien e saj të largët familjare me Musinenë për të rritur kredencialet e saj si një mbrojtëse e ‘krahut të djathtë demokrat’ në Shqipëri, atëherë unë jam i shqetësuar nga kjo. Është e drejta ime si amerikan dhe si anëtar i familjes Kokalari, por edhe sepse duhet shumë kohë që ajo të barazvijë pas dekadash punë që kemi bërë për kauzat shqiptare.

Duhet të theksohet se babai i saj, Petrit Kokalari, është i vetmi anëtar i familjes Kokalari që shfaqet në Drejtorinë e posaçme të CIA-s mbi Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. Ky nuk është opinion, por është fakt.

Zyrtarët që u renditën nga kjo drejtori ishin të gjithë simpatizantë të Enver Hoxhës, mbështetës të regjimit të tij dhe gëzonin shumë privilegje gjatë kohës së komunizmit.

Ndoshta njerëzit në Shqipëri e dinë më mirë se unë, por  zyrtarët që u renditën nga kjo drejtori ishin të gjithë simpatizantë të Enver Hoxhës, mbështetës të regjimit të tij dhe gëzonin shumë privilegje gjatë kohës së komunizmit. Nëse kjo duket e rreme, unë jam i hapur për të shqyrtuar provat që dëshmojnë të kundërtën.

Tani nëse CIA gabimisht e ka përfshirë emrin e Petritit në këtē listim, atëherë unë sugjeroj që Evi të përdorë ndikimin e saj të supozuar në Partinë Republikane për ta anuluar këtë dosje të CIA-s.

Përtej gjithçkaje, është fakt se të paktën dy degë të familjes Kokalari vuajtën jashtëzakonisht shumë nën Enver Hoxhën. Njëra përfshinte familjen e Reshat Kokalarit pa dy nga fëmijët e tij, Vesim dhe Mumtaz Kokalari, të vrarë nga besnikët e Enverit, ndërsa Musineja, motra e tyre, vuajti për vite në burg dhe iu nënshtrua poshtërimit publik nga regjimi.

Shefqeti ishte babai i një dege tjetër Kokalari që përfshinte Qazimin, gjyshin tim, që emigroi në Amerikë në vitet 1930 dhe Syrjanë, vëllain e gjyshit tim, që u vra bashkë me Mumtazin dhe Vesimin.

Vera Kokalari, vajza e Syrjait, gjithashtu vuajti për shumë vite në një burg shqiptar. Kam pasur kënaqësinë të takoj Verën disa vjet më parë në Firence, dhe mund të them që ajo kishte patur një jetë shumë të vështirë, por isha i lumtur të shikoja që ajo po gëzonte jetën e saj të re në Itali me djalin dhe mbesat.

Pra, nëse Evi Kokalari po përpiqet të shoqërojë veten në çfarëdo mënyre me Musine Kokalarin ose ndonjë të afërm tjetër që vuajti nën komunizëm, kjo është e drejta e saj. Por është gjithashtu e drejta ime të kundërshtoj atë që unë e konsideroj një shfaqje vulgare.

Ndaj, në interes të zbulimit të plotë të Evit duhet të trajtoj pse emri i babait të saj shfaqet në listimin e zyrtarëve komunistë të CIA -s dhe të shpjegoj atë që ai bënte ndërsa Kokalarë të tjerë patën fate kaq të tmerrshme nën Enver Hoxhën.

Gjithashtu duhet të shpjegoj se si linja e Galip Kokalarit, babait të Petritit, u persekutua nën komunizëm. Mendjet inteligjente duan të dinë.

Pasi nuk kisha asnjë kontakt me Evin për shumë vite, me sa duket, intervista ime në DITA e ka mërzitur shumë atë, deri në pikën ku ajo më dërgoi një email duke më kërcënuar se do të më padiste për shpifje. E tëra çfarë mund të them është ta bëjë! Por një këshillë për të: mos përdori avokatin e Shkëlzen Berishës!

P.S. Unë kam bashkangjitur një PDF të listës së plotë të zyrtarëve besnikë të regjimit sipas CIA-s në ish-Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, së bashku me fragmentet që lidhen me Petrit Kokalarin.

Dëshiroj që letra ime drejtuar Kryeredaktorit të botohet së bashku me kopjet e faqeve përkatëse të dokumentit të Drejtorisë së CIA-s, (kopertina, faqe 75 dhe faqe 86).

Kam bashkangjitur edhe disa fotografi si më poshtë:

1) Me nipin e Robert Kennedy duke përgatitur një dërgesë ndihme në Shqipëri si pjesë e punës në Fondacionin Shqiptar të Ndihmës

zmadhoje

2) Në negociatat në Korenë e Jugut me gjeneralin TJ Park, një komandant ushtarak gjatë luftës koreane, ish- kryeministër i Koresë së Jugut dhe themelues i POSCO, një nga kompanitë më të mëdha të çelikut në botë.

zmadhoje

3) Babai im, Lemi, me Fan Nolin.

zmadhoje

 

4) Fotografi e klasës në shkollën shqipe në Nju Jork në 1939: Gjyshi im Pashun, babai i nënës sime; babai i babait tim, Qazimi, i cili vdiq pak pasi babai im dhe nëna e motrat e tij mbërritën në Nju Jork në vitet 1930.

zmadhoje
Ai e themeloi këtë shkollë me shqiptaro -amerikanë të tjerë dhe nëna ime është në qendër të rreshtit të parë të fotografisë pranë motrës së saj (martuar me Dukën) dhe motrës së babait tim (e cila u martua me Babameto)

 

5) Një shënim nga Richard Holbrooke në një kopje të librit të tij gjatë takimeve që organizova në Nju Jork midis tij dhe drejtuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan, Anthony Athanas, Sami Repishti, drejtues të LDK-së dhe UÇK -së në SHBA, etj.

zmadhoje
Bëhet fjalë për 1998, me qëllim lobimin për ndërhyrjen e SHBA në konfliktin e Kosovës. Kam një seri të korrespondencës sime me Holbrooke për këtë çështje gjatë viteve 1998 dhe 1999. Jam krenar për atë që kam bërë për Kosovën dhe dua që shqiptarët ta dinë. Aq më tepër, sepse Evis Kokalari po përpiqet ta zvogëlojë rolin tim në çështjet shqiptare dhe kjo më duket mjaft ofenduese!

 

Me respekt
Gery Kokalari

/gazetadita/

Mendimi juaj
23 Mars, 2023 18:24 UTC
Mb
Më tepër informacion duhet. Te dëgjohen të dy palët.
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?