MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Unë ju akuzoj - Thesari

E Martë 05 Janar, 2021
Unë ju akuzoj

io_vi_accuso

Këto fjalë të miat nuk do të ndryshojnë asgjë, por shpresoj te ndaj me ju indinjaten që është përhapur më shumë se pandemia.

UNE JU AKUZOJ

Barbara D’Urso, Maria De Filippi, Alfonso Signorini, Alessia Marcuzzi dhe të gjithë ju ushtria e pusit tuaj të ferrit... Unë ju akuzoj.

Ju akuzoj që jeni ndër fajtorët kryesorë të dekadencës kulturore të vendit tonë, barbarizmit shoqëror, korrupsionit dhe korrozionit të tij moral, destabilizimit mendor të brezave të rinj, varfërimit etik të të rinjve tanë, shtrembërimit arsimor të fëmijëve tanë.

Ju, me televizionin tuaj të plehrave, programet tuaja të plehrave, shfaqjet tuaja artificiale, fallso, mashtruese, të gënjeshtërta, keni kontribuar si persona të pacipë në shkatërrimin e mijëvjeçarit të tretë, i cili këtë herë, për fat të keq, nuk mbart më asnjë lloj vlere, por veçse një hiç kozmik.

Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të atij procesi pervers mediatik që ka rrënjosur tek njerëzit bindjen e plotësimit të vetvetes bazuar ekskluzivisht në pamjen e jashtme, në shfaqjen e famës, suksesit dhe bukurisë, në kërkimin e vazhdueshëm të duartrokitjeve, në miratimin e publikut, për ndërtimin e asaj që të tjerët duan dhe jo të asaj që jemi në të vërtetë.

Kjo është bota juaj, kjo është ajo që keni vjellë nga studiot tuaja televizive për vite me rradhë.

Ju keni himnizuar mungesën e edukatës, injorancën, varfërinë morale dhe kulturore si modele të marrëdhënieve dhe njohjes shoqërore, sepse me pëlqimin tuaj, programet tuaja janë të mbushura deri në majë me fshatarë injorantë dhe harbut. Keni dhuruar famë dhe keni promovuar si modele për tu ndjekur personazhe që nuk kanë asnjë vlerë, nuk kanë kulturë dhe nuk kanë asnjë pikë morali.

Përfaqësoni poshtërimin e të diplomuarve, përuljen e atyre që studiojnë, të atyre që investojnë kohë dhe burime në kulturë, të atyre që pasi u ka ardhur në majë të hundës braktisin Italinë, sepse prozhektorët dhe qendra e vëmendjes suaj janë për aktoruçët e programeve tuaja.

Po ju flas si mësues, 
që sheh që nxënësit e tij qe u pelqen te bejne si bori makine per te terhequr vemendjen dhe imitojnë në mënyrën më të shpifur të mundshme qëndrimet e arrogancës, paraqitjes së jashtme, provokimit, harbuterisë dhe falsitetit që përhapin personazhet e televizionit tuaj; 
që sheh të përsërisin nëpër klasa të të njejtin realitet të trishtë dhe pa shije, me besimin se kjo dhe vetëm kjo është mënyra për tu lidhur me bashkëmoshatarët e tyre dhe për të fituar pranimin dhe vlerësimin e tyre; 
që sheh hutimin, frikën dhe izolimin në sytë e atyre fëmijëve që nuk përshtaten me ta dhe nuk i dorëzohen joshjes së kësaj bote të tmerrshme, dhe për këtë marrin si shpërblim mospranimin dhe talljen.

Kam parë gjatë viteve të mësimdhënies time, në fillim me dyshim, pastaj me shqetësim, tani me terror, qindra nxënës që sillen si replikantë të personazheve të turpshëm që mbushin programet tuaja, për t'u përpjekur të jenë si ata. Dhe ndjehem i tmerruar nga vetëkënaqësia e lëvdatave që drejtuesit tuaj u japin personazheve të caktuar.

Unë ju akuzoj, pra, që ju jeni personalisht përgjegjës për të gjitha këto.

Shpresoj dhe uroj shkatërrimin tuaj profesional sa më të shpejtë dhe zhdukjen tuaj përfundimisht nga mediat, sepse vetëm këto mund të jenë ndëshkimet e duhura për dëmet e pariparueshme që i keni shkaktuar vendit tim.

fb.me/marco.galice

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?