MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

E vërteta e errët e CIA-s - Thesari

E Premte 12 Janar, 2024
E vërteta e errët e CIA-s

kingcharles

(Përmbledhje e shkurtuar)

Shumë njerëz mendojnë se CIA është një organizatë patriotike që mbron amerikanët nga rreziku dhe informon Presidentin për atë që po ndodh në botë, në mënyrë që ai të marrë vendime të mira. Por kjo është shumë larg nga e vërteta. E vërteta është se CIA është një organizim mafioz paramilitarësh, që manipulon zgjedhjet, rrëzon qeveritë, vret njerëz dhe manipulon presidentët për të realizuar qëllimet e tyre. Ata janë ekspertët më të mëdhenj të gënjeshtrës dhe mashtrimit në botë, që kanë për qëllim grabitjen e punës dhe pasurive të vendeve e tjera. Ata mbjellin kaos, degjenerim, korrupsion dhe dhunë kudo që shkelin. Ata përdorin terroristët dhe kriminelët si vrasës dhe shantazhojnë e korruptojnë me rryshfete politikanët në mbarë botën. Financimi i tyre vjen nga skllaverimi dhe nga shitja e drogës. Dhe e gjitha kjo është nën tutelën e autoritetit të kurorës Britanike.

CIA u krijua nga Inteligjenca Britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur MI6 erdhi dhe u mësoi amerikanëve taktikat e pamëshirshme kriminale që anglezët kishin përdorur ndër shekuj.

 

Pak histori që fillon me anglinë mesjetare.
Në vitet 1500, Spanja po pasurohej duke kolonizuar Amerikën dhe asokohe mbretëresha e parë Elizabeth po ndihej e lënë pas. Për këtë arsye ajo autorizoi një praktikë të quajtur "privateering", e cila në thelb ishte një version ligjor i piraterisë - ku mbretëria do të përdorte mercenarë piratë për të sulmuar dhe plaçkitur anijet e thesarit spanjoll që transportonin flori dhe pasuri nga kolonitë e tyre amerikane.

Pirateria ishte një mënyrë që Mbretëresha Elizabeth të merrte një pjesë të tortës spanjolle pa provokuar një luftë në shkallë të gjerë me Spanjën, e cila ishte shumë më e madhe dhe më e keqe se ata në atë kohë. Ajo e quajti ushtrinë e saj private të piratëve "Marine Intelligence 6" ose MI6. Kjo pirateri e mbretërisë grabiti për vite me radhë sasi shumë të medha ari nga Spanja. 

Të gjithe besoj do keni dëgjuar për Piratët të Karaibeve dhe kolonitë e tyre. Gjatë asaj kohe, operativët britanikë ishin pionerët e shumë taktikave dhe rrjeteve klandestine që ndihmuan Anglinë të bëhej superfuqia më e shquar në vitet 1800, Këto taktika përfshinin opiumin, heroinën dhe trafikimin e qenieve njerëzore për të financuar kolonitë e piratëve në të gjithë zonën e Karaibeve në mënyrë që të mbanin gjallë rrjedhjen e parave për tu ushqyer edhe kur nuk kishte anije spanjolle për të sulmuar.

Më vonë kjo turmë piratësh e Mbretëreshës Elizabeth, pasi mposhti armadën spanjolle, u riorganizua në një korporatë të egër dhe të pamëshirshme që u quajt "East India Company" (në shqip, Kompania e Indisë Lindore) e cila u përdor më pas nga mbretëria si mjeti kryesor i imperializmit të tyre të pamëshirshëm për qindra vite të tjera.

Në kulmin e saj, Kompania Britanike e Indisë Lindore kishte një ushtri private prej rreth 260,000 burrash, afërsisht dy herë më shumë se e gjithë ushtria britanike. Kjo ushtri private dominonte trafikun e opiumit dhe skllevërve në mbarë botën dhe u përdor për pushtimin e shumë kolonive. Ata shërbyen si maja e shtizës ushtarake britanike - duke sunduar drejtpërdrejt mbi Indinë për më shumë se 100 vjet dhe më vonë shkuan në luftë me Kinën e cila donte të nxirrte jashtë ligjit tregtinë e tyre të heroinës, si dhe në Amerikë për të shuar lëvizjen Boston Tea Party në mënyrë që të ruanin monopolin tregtar dhe mbledhjen e taksave mbi kolonitë.

Më vonë kjo organizatë u riorganizua përsëri rreth oligarkëve dhe veçanërisht oligarkisë bankare të çifutëve. Dihet se në Europën mesjetare, të krishterët e kishin të ndaluar të bëheshin bankierë - kështu që e gjithë paraja dhe bankat e asaj kohe drejtoheshin nga çifutët. Mbretërit e kohës i përdorën çifutët si instrument bankar, sepse ata ishin një pakicë e vogël që përballeshin me paragjykime ekstreme nga pjesa tjetër e popullsisë dhe mbështeteshin tek mbretërit për mbrojtje. Ata ishin etiketuar nga popullsia si njerëz që nuk ishin besnikë ndaj asnjë vendi, kështu që MI6 u riorganizua rreth këtyre oligarkëve çifutë për të errësuar origjinën britanike të aktiviteteve të tyre të errëta.

 

Tre ishin familjet kryesore ku u mbështet riorganizimi i MI6.
1. Familja Rothschild
Rothschild ishte financiari kryesor i një princi Gjerman në Perandorinë e Shenjtë Romake. Djemtë e tij u bënë bankierët kryesorë për çdo qeveri të madhe në Evropë. Ata shpëtuan nga rrënimi Vatikanin, si dhe Bankën Qendrore të Anglisë, duke e ndihmuar atë të monopolizonte kontrollin mbi monedhën. Po ashtu ata ndërtuan dhe financuan një rrjet të gjerë spiunësh, sabotatorësh, trafikantësh, bankierësh dhe biznesmenësh në të gjithë Evropën dhe u bënë superoligarkët më të shquar ku MI6 u mbështet në fillim të viteve 1800. Rothschildët u promovuan gjithashtu nën Kurorë duke iu dhënë "tituj fisnikërie" për shërbimin e tyre ndaj Perandorisë.

2. Familja Sasoon
Sasonët (Rothschildët e Lindjes së Largët) ishin bankierët më të pasur të oborrit për Pashain Osman të Bagdadit. Pas përmbysjes së Pashait, ata u shpërngulën në Indi, ku kurora britanike u dha atyre të drejtën e monopolit mbi të gjithë prodhimin indian të pambukut, mëndafshit dhe opiumit. Kur Kina u përpoq ta nxirrte jashtë ligjit tregtinë e tyre të opiumit, sepse po bënte kërdinë në ekonominë dhe popullsinë kineze, Sasonët i kërkuan mbretërisë britanike të hakmerrej - dhe anglezët ranë dakord pa e diskutuar fare. Kështu filluan Luftërat e Opiumit, ku Perandoria Britanike shkatërroi Kinën, pushtoi Hong Kongun dhe i detyroi ata të legalizonin përsëri opiumin.

3. Familja Schiff
I lindur në Frankfurt (shok shkolle me Rothschild), Schiff ishte një bankier jashtëzakonisht i pasur i cili ndihmoi në themelimin e Citibank, Wells Fargo, Western Union, Union Pacific dhe Federal Reserve. Ai financoi hekurudhat amerikane dhe përpjekjet ushtarake japoneze kundër Rusisë cariste (një objektiv ky i Perandorisë Britanike). Duke punuar me shërbimin britanik MI6, Schiff ndihmoi fshehurazi financimin e strukturave anarkiste të Emma Goldman (të cilët vranë shumë udhëheqës shtetesh në mbarë botën), si dhe financoi Revolucionin Bolshevik në Rusi. Ishte Schiff ai që u bëri të mundur oligarkëve amerikanë Rockefeller dhe Carnegie të bëheshin pjesë e elitës së pasur oligarke duke përdorur paratë e Rothschildëve (Bankës së Anglisë).

 

Mjeshtrat e vrasjeve indirekte.
Vrasjet janë shumë më të lehta për t'u mbajtur të fshehta kur u jepen për tu ekzekutuar kriminelëve me prokurë. Emma Goldman një revolucionare anarkiste e lindur ne Lituani, ishte një kriminele me prokurë që i shërbente inteligjencës britanike. Ajo udhëhoqi disa lëvizje anarkiste në mbarë botën. E financuar nga Oligarkët Bankar të New York-ut, lëvizja e Emma Goldman arriti të vrasë 6 monarkë, 2 presidentë dhe disa kryeministra. Ishte një mbulesë e mrekullueshme për MI6, dhe shumë prej anarkistëve në grupin e saj nuk e kishin idenë se po vepronin si kukulla të Perandorisë Britanike.

Presidenti Amerikan William McKinley
U ekzekutua nga rrjeti anarkist i Emma Goldman me bazë në Londër, sepse ai pengoi axhendën perandorake të Britanisë për Amerikën e Jugut dhe miratoi Gold Standard Act (Mareveshja e Standardit të Floririt), që ishte pengesë për planin e Perandorisë Britanike për të rifutur në dorë të ardhurat e monedhës së Amerikës. Kjo i hapi rrugën Roosevelt-it i cili donte të krijonte një Perandori të re Anglo-Amerikane për të sunduar botën. Roosvelt u fut në Shtëpinë e Bardhë si zv/president vetëm 6 muaj para se të vritej Presidenti McKinley, gjë cila e bëri atë automatikisht President pas vrasjes së tij.

Kryeduka Franz Ferdinand i Austrisë
Vrasja e Ferdinandit provokoi Luftën e Parë Botërore. Kjo vrasje u krye nga një anarkist dhe u urdhërua nga një shoqëri sekrete në Londër, e themeluar nga oligarku britanik Cecil Rhodes. Misioni i kësaj shoqërie sekrete ishte të zgjeronte fuqinë dhe dominimin britanik në mbarë botën, duke manipuluar dhe eleminuar të gjithë konkurrentët evropianë (Gjermani, Francë, Rusi, etj) me sajimin e luftërave katastrofike për ti shkatërruar.

Car Nikola i Rusisë (Romanovët)
Terroristët bolshevik që vranë pa mëshirë Mbretin e Rusisë (dhe gjithë familjen e tij) u financuan dhe u dërguan nga oligarkët bankar Jacob Schiff dhe Paul Warburg. Oligarkët e justifikuan këtë pjesëmarrje indirekte dukë thënë se Cari rus ishte një antisemit agresiv. Por në fakt e vërteta është që mbas kuintave këta oligarkë punonin fshehurazi me MI6 dhe Mbretërinë Britanike për të shkatërruar Rusinë

 

Krijimi i CIA-s
Në luftën e Dytë Botërore ky seksion i inteligjencës së shërbimit sekret anglez (SIS), i cili u riorganizua në 1909 si shërbim i jashtëm inteligjence, u forcua shumë dhe u quajt Military Intelligence - Seksioni 6, ose siç njihet sot akoma me emrin MI6 (nga "Marine Intelligence" që njihej më parë). Gjatë Luftës së Dytë Botërore, MI6 erdhi në Amerikë dhe ndërtoi nga themeli Zyrën e Shërbimeve Strategjike (Office of Strategic Services - OSS) duke u mësuar amerikanëve taktikat e pamëshirshme që ata kishin përdorur ndër shekuj në gjithë botën. Ky shërbim i inteligjencës amerikane (OSS) u riorganizua më vonë në vitin 1947 dhe u quajt Central Intelligence Agency (CIA).
Nën maskën e një "partneriteti kundërzbulimi" Perandoria Britanike futi në lojë të drejtpërdrejtë qeverinë amerikane për ta përdorur atë si armë të fuqishme për të çuar përpara ambiciet e saj perandorake në të gjithë globin. Shumë ushtarakë amerikanë, oficera dhe admiralë të inteligjencës amerikane u mashtruan duke ju thënë se tregtia e drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore do të ndodhte sido që të bënin ata, kështu që ata u bindën ti kapnin këto industri kriminale dhe t'i përdornin ato për të financuar operacionet e tyre të errëta.

 

Aleanca e Djallit
Meqenëse agjencitë e inteligjencës kishin imunitet ligjor jashtë vendit, por jo brenda vendit, MI6 dhe CIA bënë një marrëveshje për ti "krruar shpinën" njëri-tjetrit. CIA do të drejtonte fshehurazi sipërmarrje kriminale në Anglosferën e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa MI6 do të drejtonte fshehurazi sipërmarrjet kriminale në Shtetet e Bashkuara. Dhe në këto sipërmarrje perfshihet tregtimi i armëve, tregtia e drogës, trafikimi i qenieve njerëzore, atentatet më profil të lartë, manipulimi i zgjedhjeve dhe manipulimi mediatik. Kjo aleancë e djallit quhet D6, ose mafia paraushtarake e fshehtë jashtë librave të CIA-s dhe MI6. Dhe ky aktivitet mbështetet nga aparatet e "kundërzbulimit" të të dyja vendeve.

Në shërbim të këtyre aktiviteteve dhe për ti garantuar paprekshmërinë agjencive në këto sipërmarrje, u bënë shumë marreveshje të tjera legale, sic ishte mareveshja që bëri Amerika pas Luftës së Dytë Botërore me Kurorën Britanike dhe vëndet që ajo kontrollonte (Angli, Australi, Kanada dhe Zelanda e Re) ku agjencitë e inteligjencës të mund të monitorojnë të gjitha komunikimet elektronike të qytetarëve të njëra-tjetrës (telefonatat, mesazhet, email, GPS, etj). Kjo do i lejonte të gjitha qeveritë e këtyre vendeve të spiunojnë në cdo moment qytetarët e njëri-tjetrit, duke e bërë shumë më të lehtë për CIA dhe MI6 të largohen nga përgjegjësia ligjore. Sepse nëse ndonjë organ ligjzbatues lokal do ti kapte ata në thyerje flagrante të ligjit, apo nëse ndonjë organizatë mediatike do të ekspozonte ndonjë nga aktivitetet e tyre kriminale, atëhere ata do të mund të mbroheshin duke thënë që "ne nuk kemi gisht". 

Qëllimi i ketyre marrëveshjeve ishte që CIA dhe FBI të mund të përdorin Monarkinë si mburojë justifikimi për aktivitetet e tyre kriminale brenda Amerikës, pasi pa bazën ligjore që ofron Monarkia (si imuniteti, mbrojtja sekretit, fshehtësia, zinxhiri komandes, etj) agjencitë amerikane të inteligjencës nuk do të ishin në gjendje të manipulonin publikun me anë të medias, të provokonin luftëra dhe të manipulonin rezultatin e zgjedhjeve pa u ndjekur penalisht. Prandaj dhe Monarkia është ajo që mban gjallë sistemin e Shtetit të Errët (Deep State) dhe i jep mundësi aparatit të inteligjencës amerikane të godasë në mënyrë selektive shtetasit amerikanë duke thyer të gjitha ligjet kushtetuese pa i hyrë gjemb në këmbë, duke shfrytëzuar disa vakume ligjore dhe marëveshje të vjetra të Monarkisë sic janë:

Ligji i Admiralitetit (Admiralty Law)
Ligj i cili u krijua shekuj më parë, kur në mungesë të mjeteve të shpejta të komunikimit drejtuesit ushtarakë që ndodheshin jashtë vendit të kishin mundësi të kryenin veprime ushtarake edhe pa qenë nevoja të komunikonin me Komandantin e tyre të Përgjithshëm për ti kërkuar leje për gjërat që do bënin. Pra, ky ligj u jepte Admiralëve autoritetin për të dhënë urdhëra sulmi dhe goditje dhe për të marrë vendime, pa pëlqimin ose miratimin e Presidentit.

Imuniteti Diplomatik
Diplomatët nuk mund të ndiqen penalisht në vendet ku ata shërbejnë ose ndodhen për vizitë, pavarësisht nga krimi që mund të kryejnë. Kështu operativët e CIA-s dhe Departamentit të Shtetit kanë imunitet kur janë jashtë Amerikës, siç kanë edhe operativët nga agjencitë e huaja imunitet kur veprojnë në Amerikë.

Aktivitetet e Ndërlidhura
"Liaison Activities" është një vakum ligjor që CIA përdor për të fshehur nga Kongresi Amrikan shumë nga aktivitetet e tyre anti-ligjore që bëjnë, për sa kohë që këto bëhen në bashkëpunim me agjencitë partnere (si MI6, etj). Ekzistenca e këtij vakumi justifikohet akoma me idenë se mbikëqyrja mund të komprometojë dhe dëmtojë agjencitë partnere të inteligjencës.

Duke shfrytëzuar këto vakume ligjore janë kryer edhe disa nga vrasjet e bujshme të Amerikanëve të shquar të cilat mbajnë gjurmën e shërbimit të inteligjencës së Kurorës Mbretërore nëpërmjet përfaqësuesve të MI6. Këtu bejnë pjesë vrasjet e Martin Luther King Jr., Malcom X, Robert Kennedy e John F. Kennedy. Dhe akoma sot e kësaj dite edhe pse kanë kaluar mbi 60 vjet, dokumentet e vrasjes së Presidentit Kenedy nuk janë publikuar akoma, sepse vrasja është urdheruar duke shfrytëzuar keto mareveshje dhe rrethin e mbyllur të shërbimeve sekrete të Monarkisë. Dhe kjo do të thotë që këto dokumente nuk do të bëhen publike kurrë nga ta.

Sot CIA, FBI dhe MI6 në bashkëpunim të ngushtë me njëra tjetren vazhdojnë të jenë benzina dhe çakmaku i të gjitha luftërave që kanë për qëllim rrënimin e vendeve që zgjidhen për tu shkatërruar apo që mund te shihen si konkurrente të forta ekonomiko-financiare ndaj Perandorisë dhe Monarkisë "demokratike". Nën etiketën e sigurisë kombëtare, duke përdorur genjeshtra dhe sajesa idioteske për të mashtruar opinionin publik me anë të mediave që i kontrollojnë plotësisht, janë ndezur dhe vazhdojnë të ndizen vatra lufte në të gjithë globin (përveç zonave dhe shteteve që janë nën kontrolloin e Monarkisë).

Kujtojmë Gjirin e Tonkinit, ku ushtria amerikane me vetëdije gënjeu se u sulmuan nga varkat e Vietnamit të Veriut, dhe më pas përdorën këtë gënjeshtër për të filluar luftën shkatërruese të Vietnamit. 

Armët e Shkatërrimit në Masë na kujtojnë gënjeshtrën se Saddam Hussein do shkatërronte Amerikën me armët që nuk kishte. Dhe kjo gënjeshtër u përdor për të filluar Luftën katastrofike të Gjirit Persik e cila rezultoi në shkatërrimin e Irakut dhe humbjen e miliona jetëve.

Në një përpjekje për të filluar një luftë tjetër shkatërruese në Siri, CIA i detyroi partnerët e vet sauditë të organizojnë dhe të ekzekutojnë sulmet me armë kimike në Siri. Dhe kjo u përdor për të shkatërruar Sirinë dhe për të rrëzuar Asadin.

Operacioni Northwoods (link)
Në fillim të viteve 1960, udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Amerikës thuhet se hartuan plane për të vrarë njerëz të pafajshëm dhe për të kryer akte terrorizmi në qytetet e Amerikës për të krijuar idenë se Fidel Kastro po na sulmon dhe për të kërkuar mbështetje publike për një luftë kundër Kubës. Me kodin e quajtur Operacioni Northwoods, flitet se planet përfshinin vrasjen e mundshme të emigrantëve kubanë, fundosjen e varkave të refugjatëve kubanë në det të hapur, rrëmbimin e avionëve, hedhjen në erë të një anijeje amerikane dhe madje edhe orkestrimin e terrorizmit në qytetet amerikane (lexo dok. në link). 

Financimi
Armatosja e militantëve dhe krijimi i organizatve terroriste janë financuar nga krahu i fshehtë paraushtarak i CIA-s dhe MI6 me anë të të infiltruarve. Disa nga këto grupe terroriste përfshijnë Osama Bin Laden, Muxhahedinët në Afganistan, kartelet e drogës në Amerikën Qendrore, ISIS dhe al-Nusra në Siri, neo-nazistët në Ukrainë. etj. 

Financimi i ketyre aktiviteteve ilegale të CIA-s sigurisht që nuk mund të vijë direkt nga Kongresi Amerikan sepse nëse do të vinte, do të kishte një gjurmë në letër. Por CIA këto financime i nxjerr nga marrëveshjet që bën me organizatat kriminale dhe i përdor këto para për të armatosur terroristët, për të siguruar kamikazët, për vrasje, për të manipuluar zgjedhjet dhe për të manipuluar mediat. 

Shitja e drogës është një nga burimet kryesore të financimit. Siç ndodhte edhe në kohën e Piratëve të Mbretëreshës, heroina është një burim i madh financimi për Operacionet e Zeza britanike (dhe tani ato amerikane). Vendet si Afganistani, Vietnami dhe Laosi, ku Shtetet e Bashkuara kanë shkuar të luftojnë, kanë përfunduar duke u bërë prodhuesit më të mëdhenj të heroinës në botë. Afganistani prodhonte 4 herë më shumë heroinë kur ushtria amerikane u largua në vitin 2022, sesa kur mbërriti në vitin 2001. Kurse Vietnami dhe Laosi ishin prodhuesit kryesorë në botë të heroinës deri në vitin 2001 kur filloi lufta në Afganistan. Po ashtu pothuajse të gjithë bosat dhe "të fortët" e kartelit të trafikut të drogës në Amerikën Latine (Noriega, Escobar, Contras, etj) kanë pasur lidhje me CIA dhe MI6.

Trafikimi i qenieve njerëzore, rrëmbimi dhe shitja e fëmijëve dhe pedofilia janë gjithashtu burime të medha financimi si formë e seksit të mitur.

Trafikimi i organeve është një burim tjetër financimi, pasi dihet që radha për një transplant merr vite të miratohet, por kush paguan mirë tek trafikantët e organeve kalon pa radhë.

Në Amerikë komuniteti me ngjyrë e ka mbi kurriz me dekada të tëra mbytjen e qëllimshme të getove dhe lagjeve të tyre të varfëra me droga nga të infiltruarit e CIA-s dhe MI6 për ti bërë ata të varur nga kokaina dhe heroina për ti përdorur si mish për top në kohën e duhur. Dhe ndërsa 2 luftërat e Bushit kaluan në 7 luftëra të Obamës, sot epidemia e opioideve ka shpërthyer në përmasa të frikshme në Amerikë. Kjo për shkak se CIA-s i duhen gjithnjë e më shumë para për të financuar operacionet e tyre të zeza anembanë globit. 

Por kohët e fundit, Kina duke i ditur këto instrumente të errëta financimi ka filluar ta shtojë qëllimshëm rrjedhën e Fentanylit vrasës në Amerikë. Dhe këtë Kina e sheh edhe si shpagim për kohën kur Perandoria Britanike (me ndihmën e oligarkëve amerikanë si Warren Delano) i mbyti ata në opium, duke e gjymtuar vendin e tyre për më shumë se 100 vjet.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?