MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

2 mijë lekë shumëzim për 1 milion shpulla - Thesari

E Mërkurë 06 Nëntor, 2013
2 mijë lekë shumëzim për 1 milion shpulla

korca_lek

Nga fotoja, është një vajzë që e kemi të vështirë të kuptojmë nëse është apo jo hallexheshë. Nuk duket edhe aq. Madje, mund të ketë edhe smart-phone në dorë. Sikur të ishte hallexheshë, kjo shitja e votës do të merrte një farë kuptimi, sepse, është e  kotë t’i kërkosh dikujt të ruajë dinjitetin politik  kur ai nuk ruan dot as standartin e mbijetesës.

Ky fakt, kjo vajzë që nuk duket edhe aq hallexheshë është shumë shqetësues. Sepse, vota nuk blihet më për hall. Blihet, siç blihen një kile mollë. Studentët bëjnë dhe një rrugë falas deri në qytetin e vet, atje marrin dhe ca lek për t’i prishur në darkë. Ç’të keqe ka?

E keqja e votës që shitet sot

Më kujtohet Preç Zogaj, që i pari pat artikuluar frazën “kudo ku ka ndonjë rezultat që të habit, ka një histori parash”. Nuk pati shumë jehonë, se askujt nuk i intereson. Vetë partia e zotit Basha është përfolur përflitet në të gjitha zgjedhjet ka fluturuar në Shqipëri studentë pa biletë falas nga Europa përmes një kompanie që po ashtu thuhe se ëshët e lidhur me të. Të gjtihë njohim njerëz që e kanë shitur votën, sa te LSI, sa te PS e sa te PD. këtu të gjithë blejnë votë.

20 mijë lek të vjetra, është një çmim i ulët. Shitja e votës nuk është thjesht dëm i demokracisë. Është dëm i sistemit. Masiviteti i shitjes së votës (kujto Preçin: kudo ku ka surpriza… dhe ka shumë!) vë në lëvitje një mekanizëm ku blerësi i votës, shet ca gjëra të tjera, vende pune, influencë, apo votë diku tjetër. Ti ia merr lekun këtu, por ai ta merr diku tjetër. Dhe, krijohet një sistem ku ai që të jep ato lekët sot, të ka hipur në kurriz për tërë jetën, jo veëtm për 4 vjet. Me 2 mijë lek. Dhe mbi të gjitha, është një mekanizëm i drejtuar vetëm nga paraja dhe është një luftë që e fiton më i pasuri. Pra, nuk e fiton vajza në foto. Për fat të keq, nuk e fiton as Edi Rama.

Kujt i duhet ky informacion?

Prokuroria ngjan pak qesharake, që habitet që na u shitkërkan vota dhe vendos të nisë hetimet. Ka mbi 10 vjet që shiten. U shitën masivisht më 23 qershor.

Por, mendoj që më i shqetësuari duhet të jetë Rama. Korça, mund të ishte fillimi i zhbërjes së sistemit që ka nisur të kalçifikohet.

Nëse vazhdon të besojë te 1 milion shpullat, kam frikë se shumë nga ato 1 milion shpulla janë gati të godasin dhe atë, mjafton të dalë dikush që ofron më shumë.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?