MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Kerry: Refuzimi i Shqipërisë nuk ngadalëson procesin, kemi 2 alternativa - Thesari

E Martë 19 Nëntor, 2013
Kerry: Refuzimi i Shqipërisë nuk ngadalëson procesin, kemi 2 alternativa

kerry-syria

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry siguroi se vendimi i Shqipërisë, për t’i thënë jo shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë, nuk do të ngadalësojë procesin dhe gjithçka do të përmbyllet brenda afateve të përcaktuara. Sekretari Kerry theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po shqyrtojnë dy mundësi të tjera pas Shqipërisë, por pa i specifikuar ato. 

“Procesi vijon sipas programit. Një shtet mund të mos pranojë hyrjen e armëve kimike në territorin e tij, por kjo nuk do të thotë se s’kemi alternativa të tjera. Në fakt, në mënyre aktive po ndjekim dy alternativa të tjera që na garantojnë aftësinë e plotë për të shkatërruar dhe për të përmbushur afatet”,- deklaroi Kerry. 

Sipas ekspertëve, SHBA po mendojnë të përdorin impiantet që disponon Libia, ose të realizohet procesi i shkatërrimit në territorin e Sirisë, duke parashikuar të gjitha masat e nevojshme të sigurisë. Pjesa e armëve më të rrezikshme, që sipas të dhënave është pjesa më e vogël, mund të shkatërrohet kur situata në Siri të jetë disi më e qetë. 

Mbështetur mbi planin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike duhet të shkatërroheshin 1300 tonë lëndë dhe agjentë kimikë deri në fund të vitit 2014. 

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?