MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Armët kimike, Ngjela: Rama naiv u dëmtua. SHBA të ketë kujdes me këtë kryeministër - Thesari

E Martë 19 Nëntor, 2013
Armët kimike, Ngjela: Rama naiv u dëmtua. SHBA të ketë kujdes me këtë kryeministër

Spartak-Ngjela1

Politikani Spartak Ngjela shprehu sot këndvështrimin e tij për situatën që u krijua në vend me armët kimike. I ftuar në rubkrikën 'Opinion" në News24, Ngjela analizoi pozicionin e kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Ilir Meta, ish-kreut të PD, Sali Berisha, si dhe luftën në Siri. 

Sipas Ngjelës, kryeministri Rama dhe mazhoranca u treguan naive në këtë situatë dhe e dëshmuan këtë, me pozicionin e lëkundur që paraqitën para popullit. 

“Çështja ishte një naivitet nga pala shqiptare dhe pastaj më tepër naive ishte kur një ditë më parë se të thuhej Jo, u nxorr një platformë që cdo përfitonte Shqipëria nga armët, nxorrën dhe ambasadorin amerikan në televizor, nisën deklarata amerikanizëm, antiamerikanizëm, jo më the e të thashë. Naivitet i palës shqiptare që mendoi me naivitet që do mbyllte boshllëqet me 13 miliard dollarë. Aq më tepër që opozita bëri dhe kërkesën për referendum”. 

Sipas Ngjelës, Rama ishte në pozicion delikat dhe se nga kjo cështje doli i dëmtuar. 
“E pashë që ishte në një pozicion delikat, për aq pak kohë sa ka në krye të qeverisë, dëgjova dhe fjalimin si nëpër kallamishte e kishte, Jo, por Po, por Jo, por Po. Në të tilla raste analizohet vetëm Po-ja, ose Jo-ja. 

Nuk ka vlerë, ai ishte emocionalisht i induktuar gabimisht se asnjë lek nuk do merrte Shqipëria, do përkeqësohej gjendja. Analiza politike e kësaj cështje është kjo. Atëhere cfarë ke negociuar duke thenë që nuk ka rrezik, atëhere përse e bëre fakt që nxjerr këto tullumbace jo po do merrnit kaq para e aq para, kriza financiare nuk dilet me sakrificë. Po sakrifikojmë për paqen, tha Rama, ja kështu thoshte dhe Enver Hoxha për Marksizëm-Leninizëm. Politika amerikane duhet të ketë kujdes kur të koordinojë raportet me këtë kryeministër. Ky është dëmtuar, se ka thënë vetë 'Po' dhe pastaj iu desh të tërhiqej”. 

Sipas Ngjelës, Rama e zgjidhi cështjen në momentin e duhur, dhe nëse do të ishte vonuar do të ishte vonë për të gjithë. 
“Kryeministri atë JO-në e kishte të detyruar, të sforcuar, dëshira ishte për Po. Ta zemë që do thoshte po, sheshet do ishin plot, do ishte ndërruar kryeministri por as armët nuk do vinin. Dhe nuk do kishim, as kryeministër, as armët. Me atë Jo, ai shpëtoi veten. Sot kemi vetëm një kryeministër sepse armë nuk kemi. Pra nuk ia krijoi njeri, ia krijoi vetes. E bëri vetë, e zgjidhi në momentin e duhur, pas një dite do ishte vonë, një ditë më vonë do ishte më mirë për të”. 

Sa i përket, pozicionit të opozitës, Ngjela u fokusua tek ish-kreu i PD, Sali Berisha. 
“Saliu në portestë dhe shkoi me mendimin se ashtu siç rrëmbeu Lëvizjen Studentore të Dhjetorit, mendoi se do e rrëmbente dhe këtë Nëntor, por këta e shporrën përfundimisht. Dhe atëherë e shporrën, por disa e futën brenda dhe ai e mori lëvizjen. Por këta të rinj intelektualë e rrëzuan. Sepse ishte një revoltë me vlerëm, e qytetëruar, e matur dhe nacionale. Kjo lëvizje i bëri mirë, kryeministrit, opozitës dhe brezit të ri.” 

Por situata brenda mazhorancës, e parë me sytë e Ngjelës, nuk është e qetë. Sipas tij, Rama ka konflikte të mëdha të brendshme, brenda partisë. 
“Ai ka konflikte të brendshme në grupin e vet, nuk është gabimi i parë i tij me armët kimike. Ai la elitën politike jashtë, vuri njerëz pa eksperiencë krye të përfaqësimit të politikës botërore, për opozitën e heshtur që ka brenda, e ka favor. Një Jo e Blushit është jo e madhe, mos e merrni kështu. Ka njerëz pas vetes Blushi. Mazhoranca ka konflikte të brendshme të mëdha, nuk e dinë si mendojnë për aftësinë e këtij kryeministri”. 

Kurse lidhur me pozicionin e aleatit kryesor të PS, Kreut të LSI, Ilir Meta, Ngjela theksoi se “Meta tregoi që kishte rezerva. 
Sa shkojnë rezervat nuk e di, me hamendje them që nuk tregojnë përralla”. 

Ngjela vuri në dukje se lufta në Siri ka vënë siklet më shumë se një shtet në botë. 
“Kemi një luftë në Siri, politika amerikane në Siri dështoi se u tregua më e fortë Rusia. Dështoi se ai kaloi sensin e masës se përdori amët kimike, trembi Izraelin gjithkënd që është aty rrotull”. 

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?