MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Berisha: Arvizu i pamend! Në protestën e të rinjve kishte edhe marksistë - Thesari

E Martë 19 Nëntor, 2013
Berisha: Arvizu i pamend! Në protestën e të rinjve kishte edhe marksistë

berish

Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë i drejtpërdrejtë në akuzat e tija në fund të dy mujorit të qeverisë “Rama”. Në një komunikim me median, Berisha pranoi të analizojë në detaje disa prej çështjeve më të debatueshme të këtyre dy muajve.

 

Berisha foli dhe për protestën kundër armëve kimike, duke e vlerësuar si historike. Ai akuzoi kryeministrin Rama se gënjeu Shtëpinë e Bardhë dhe Kancelaritë e botës për çështjen më të mprehtë të axhendës botërore siç janë armët kimike.

“Rama gënjeu Shtëpinë e Bardhë për armët kimike”

“Protesta e të rinjve për armët kimike le të frymëzojë shqiptarët. Ajo ishte protestë historike. Më e rëndësishme në historinë e vendit, pas protestës së dhjetorit 1990. Kjo gjeneratë dallon nga të gjitha të tjerat, se kjo gjeneratë e lirë nuk ka më qendrimin indiferent të shqiptarit ndaj rrezikut.

Kjo protestë nuk kishte qëllim proamerikane. Kjo ishte një protestë e lirisë, dhe idhull të lirisë kanë SHBA. Në këtë protestë ata i dhanë një mesazh të shkëlqyer shoqërisë dhe politikës shqiptare. Është një fat i madh që kjo gjeneratë tregoi. Rama gënjeu Shtëpinë e Bardhë dhe Kancelaritë e botës për çështjen më të mprehtë të axhendës botërore siç janë armët kimike. Në 14 nëntor në darkë SHBA informoi shqiptarët se Edi Rama na ka thënë po për armët kimike dhe nëse do na thotë jo do ishim të zhgënjyer.

Deri në darkën e datës 14 ai kishte mashtruar faktorin ndërkombëtar se do merrte armët kimike. Poul Ëalker i tha shqiptarëve tre ditë më parë se armët kimike do të vinin në Shqipëri. problemi është se për 2 muaj rrjesht kancelaritë më të mëdha të botës, për gati të gjitha kontigjencat që armët të trasportoheshin në Shqipëri, se kryeministri shqiptar kishte marrë përsipër t’i sillte këto armë. Dhe Shqipëria “jo-në” një minutë para se të mblidhej bordi, dhe ai u mblodh por vendin s’e caktoi. Pati edhe një dëm tjetër.

Pasi Shqipëria refuzoi në minutën e fundit, marrjen e armëve bërthamore, shtrohet pyetja se cili shtet në Europë mund t’i marrë ato, dhe populli i tij të pranojë. Faktikisht kjo po ndodh. Sigurisht zgjidhje ka. Sekretari Kerri informoi se po shqyrtohen dy alternativa. Ky aspekt nuk është zbërthyer si duhet. Ne jemi mbajtur si komb që mbajmë fjalën, por Rama bëri diçka që s’ka ndodhur kurrë në historinë e një shteti të lirë. Mbajti botën dy muaj në këmbë, vuri dhe kushte, siç ishte vizita në Shtëpinë e Bardhë, dhe pastaj të thotë se nuk i bëj. Ky është Rama. Kërkova dorëheqjen. Në rafshin kombëtar është katastrofë”.

“Shkova në protest në mënyrë simbolike, aty kishte edhe marksistë”

Dalja ime ishte simbolike, jo për ta udhëhequr. Aty kishte mijëra të rinj, që më pritën me entuziazëm. Nuk shkova të flas, apo biseduar, shkova për të shkuar sepse ishte e pamundur të mos shkoja. Unë e studioja protestën, çdo minutë, pasi është protestë historike. Si një protestë e parë dixhitale, i përgëzoj ata. Disa prej tyre kishin marrë medalje për levizjet e tyre. Unë i mora parasysh edhe reagimet e tyre, pjesa dërmuese i brohoritën. Aty kishte edhe antiglobalistë, freshista. Ka një grup antiglobalistë, po çjanë ata? Janë marksistë. I përshëndes ata që më duartrokitën dhe ata që më thanë të ikja. Por një vlerësim erdhi dhe për qytetarët që organizuan këtë protestë. Protesta nuk kishte asnjë mesazh anti-amerikan. Nuk mund të them me shumë siguri por kjo është gjenerata më pro amerikane. Në këtë protestë ata i dhanë një mesazh të shkëlqyer shoqërisë dhe politikës shqiptare dhe është një fat i madh që kjo gjeneratë e tregoi veten.

“Ironia e Arvizu? Ai është i pamend”

“Unë kam bërë shumë mirë që kam dhënë dorëheqjen. A mund të bëjmë më shumë? Po mund të bëjmë më shumë. Por nëse do ishim në një vend tjetër, opozita do ishte duke u marrë me analizën brenda vetes. Të bësh pyetjen se kush ëhstë kryetar i PD, është njësoj si të thuash po e drejton qeverinë shqiptare, Edi Rama, apo Vali Bizhga. Lulzim Basha është kryetar i PD me të gjitha atributet dhe të gjitha vendimet. Është pyetje e pamend e një diplomati, që i lejon vetes të bëjë një pyetje të tillë”.

“Korça? Këta po nuk vodhën, nuk kënaqen kurrë”

“Partia Demokratike nuk do të shkojë në zgjedhje pa e sqaruar këtë. Korça është zgjedhje themelore e PD. Pse e blenë votën ata. Këta po s’vodhën, nuk kënaqen kurrë. Sotiraq Filo ishte një kandidat shumë i mirë dhe i përgjegjshëm. Kanë bërë truke pasi ishin të pasigurtë. Opozita po nuk zgjidhi këtë problem, nuk ka përmbush misionin e saj. Kjo është çështja numër një, çështja themelore”.

“Moody’s ndezi këmbanat e alarmit”

“Sot agjencia “Moody’s” i binte këmbanave të alarmit, pasi ka marrë vesh veprimet e papërgjegjshme të kësaj qeverie.Ne ruajtëm stabilitetin ekonomik. Nga 1.5 miliardë që ishte deficitë i të ardhurave ua rriti në 5.5 miliardë. Ndaj dhe “Moody’s” solli vlerësime të tjera. Të bërtasësh dy vjet për borxhin 60% si aktin më të rëndë, dhe ta çosh atë në 70%, është e rëndë. Ky është skenari i Papandreut. Ky është njeri analfabet në ekonomi. Ai ka këshilltarë për breshkat, por jo për ekonominë”.

Mendimi juaj
19 Nëntor, 2013 21:23 UTC
Edi
"kjo gjeneratë e lirë nuk ka më qendrimin indiferent të shqiptarit ndaj rrezikut" - e ka fjalen per Gerdecin ky apo per 21 Janarin?

"Kjo protestë nuk kishte qëllim proamerikane" dhe pastaj "Arvizu i pamend"?

Ketij me duket se i hedhin hashash te kafja
19 Nëntor, 2013 22:50 UTC
qazo zjarr
ta futi rama o qyq sa krahu se vet e e thu qe ambasada informoi shqiptaret se edi rama na ka than po. edhe ti e hongre. po sikur ajo te jete thene me pa ca do boje ti qe shkove u ule si tyc te protesta dhe i mbushe me ata kalamajt qe i premton rremuje me gishtat lart. po ti futi ne bythe amerikani dhe rama gishtat ama.tashti hudhu perpjet ti po deshe nga dhimbja po ske ca i bon mo se te kan hy thell.
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?