MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Greqia kërcënon me bllokimin e statusit kandidat për Shqipërinë - Thesari

E Hënë 28 Tetor, 2013
Greqia kërcënon me bllokimin e statusit kandidat për Shqipërinë

Evangelos_Venizelos

"Kemi një marrëveshje me Shqipërinë për caktimin e kufirit detar në përgjithësi; një marrëveshje që është firmosur dhe për të cilën është rënë dakord, ku fillimisht u ratifikuar nga pala greke dhe pala shqiptare dhe ligji është zhvlerësuar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
I kërkojmë Shqipërisë që në përputhje me Ligjin Ndërkombëtar për Detin, të përmbyllë procesin e hartimit të kësaj marrëveshjeje. Principet nuk mund të ndryshohen, sepse principet janë vetëm Ligji Ndërkombëtar për Detin. Ka, ndoshta, çështje teknike për të cilat ne jemi të gatshëm t’i rishikojmë në nivelin e një komisioni teknik. Ka dy opsione: Opsioni i Ligjit Ndërkombëtar të Detit dhe partika evropiane, dhe është dhe opsioni i sfidimit të Ligjit Ndërkombëtar të Detit dhe praktikës evropiane. Shqipëria thotë se është një vend gati për t’u pranuar nga BE. Ne e mbështesim perspektivën evropiane të Shqipërisë, ne duam të ofrojmë asistencë dhe mbështetje teknike, por ka disa parakushte. 
Kemi kriteret e Kopenhagenit, fqinjësia e mirë, respekti i Ligjit Ndërkombëtar, respekt për ligjet Evropiane."

Kjo është deklarata e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, pak ditë pa vizitës zyrtare në Tiranë. Shkurtimisht kjo deklaratë do të thotë se Greqia kushtëzon aprovimin për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. 

Me votën kundër, Greqia mund ta bllokojë këtë proces në mbledhjen e Këshillit të BE-së në dhjetor.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?