MENU
Thesari.com © 2001 - 2020

Ish-kryeministri rumun në burg për korrupsion - Thesari

E Hënë 06 Janar, 2014
Ish-kryeministri rumun në burg për korrupsion

adrian-nastase4

Gjykata Supreme në Rumani e ka dënuar ish- kryeministrin Adrian Nastase me katër vite burg për marrje ryshfeti.

Sipas BBC, gjykata zbuloi se dy zyrtarë rumunë e kanë ndihmuar Nastasen për të marrë mall kinez për pronat e tij private në vitet 2001- 2004.

Gruaja e tij mori një dënim të pezulluar për tre vite për bashkëpunim.

Adian Nastase i mbijetoi një tentative vetëvrasje në vitin 2012 pasi mori një dënim me dy vite burg për një tjetër çështje.

Të hënën gjykata tha se Nastase, 63 vjeç, kishte marrë materiale ndërtime kineze dhe mobilie me vlerë prej 630 mijë euro nga një sipërmarrëse në fushën e ndërtimeve.

Në këmbim, ai e pati emëruar Irina Jianu në krye të Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimeve.

Jianu është në burg pasi është gjetur fajtore në rastin e mëparshëm të korrupsionit, ku përfshihej Nastase.

Ish- kryeministri la burgun 10 muaj më parë, pasi shërbeu dy të tretat e dënimit të mëparshëm prej 2 vitesh.

Nastase u gjet fajtor edhe për shantazh ndaj një ish- konsulli rumun në Shangai dhe do vuajë 3 vite burg njëkohësisht.

Nastase ka mohuar krimin duke thënë se çështja ndaj tij është e motivuar politikisht.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?