MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Ja si do të shkatërrohen armët kimike të Sirisë - Thesari

E Mërkurë 13 Nëntor, 2013
Ja si do të shkatërrohen armët kimike të Sirisë

armet-kimike-2

Si do të shkatërrohen armët kimike? Laboratorë portativë nga SHBA.

Nëse armët kimike të Sirisë vijnë për t’u shkatërruar në Shqipëri, procesi i eliminimit të tyre, sipas të gjitha gjasave do të kryhet nga specialistët amerikanë përmes një aparature të sapo prodhuar nga Pentagoni. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së kohët e fundit ka prodhuar një sistem të shpejt për të shkatërruar objektet me dispozicion kimik. Quhet Field Deployable Hydrolysis System (FDHS). Këto laboratore mund të përdoren shpejt dhe në mënyrë efektive. Field Deployable Hydrolysis System është zhvilluar posacërisht për armët  Kimike. Sistemi Portativ i Hidrolizës  është prodhuar nga ushtria amerikane dhe Qendra Biologjike në Maryland. FDHS neutralizon agjentët kimikë nga përzierja e tyre me ujin dhe reagentë të tjerë si hidroksid natriumi dhe hipoklorit natriumi dhe pastaj ngrohet  për të prodhuar komponimet që “nuk janë të përdorshëm si armë.” Ky proces ngrohje dhe përzierje bëhet  për të lehtësuar reaksione kimike dhe besohet se ka efikasitetin e shkatërrimit në 99,9 për qind.

Procesi i Projektimit

FDHS është dizajnuar për shkatërrimin e armëve kimike. FDHS është i transportueshëm  dhe ka një sistem që përfshin gjeneratorë dhe një laborator që është plotësisht i aftë për të dalë nga “kutia” ,i nevojiten  vetëm materiale harxhuese të tilla si uji, karburanti dhe përbërës kimikë për të vepruar . Instalohet brenda 10 ditëve dhe është i pajisur me sisteme që sigurojnë disponibilitet maksimal.

Stacioni i Dekontaminimit të Personelit ( PDS )

Specialistët do të hyjnë dhe të dalin përmes një stacioni dekontaminimi (PDS). Kjo strukturë përfshin ajer të kondicionuar dhe siguron mbështetje për dekontaminimin e operatorit. Personeli ka paisje mbrojtëse ( PPM)

Sistemi i Filtrimit të Agjentëve Kimikë ( CAFS )

Sistemi i Filtrimit të Agjentëve Kimikë ofron ventilim gjatë operacioneve . Sistemi përmban një  filtër me efikasitet të lartë ( HEPA ) , filtra të dyfishtë me shtrat karbonit dhe një filtër të mesme HEPA që bën të mundur shkëmbimin e ajrit të rrezikshëm kimik para avullimit në mjedisin e hapur.

Sistemi i hidrolizës

Procesi ka si qëllim të arrijë shkatërrimin në  99,9 për qind . Reaktori titan ka një kapacitet prej  2,200 – gallon dhe xhiroja varion nga pesë deri në 25 ton metrikë në ditë , në varësi të materialit. Në panelin e kontrollimit mund të monitorojmë të gjithë procesin,temperaturën dhe presionin.

Depozita

Një depozitë prej  4,000 – gallon ujë  bën të mundur qarkullimin e ujit për ngrohjen e sistemit.

Kontejnerët e mbeturinave

Procesi FDHS neutralizon dhe gjeneron mbetjet në vëllime prej pesë deri në 14 herë. Magazinimi i rrjedhës  do të pompohet përkohëshit nga kontejnerët, pasi ftohet.  Mbetjet e rrezikshme mund të hidhen në përputhje me ligjet mjedisore.

Përbërësit

Uji, hidroksid natriumi ( NaOH ) dhe hipoklorit natriumi ( NaOCl ) janë të nevojshme për neutralizimin e reaksionit të materialeve kimike dhe dekontaminimit të komponentëve të sistemit . FDHS përdor përzierjen dhe ngrohjen për të lehtësuar reaksionet  kimike me reagents , të cilat optimizojnë xhiron me një efikasitet shkatërrimin në 99,9 për qind .

Laboratori

Laboratori është projektuar brenda një strukture me hapsirë 20 –këmbë  e cila lejon transportin në vende të ndryshme .Laboratori përfshin një njësi  për kontrollin e mjedisit, trajtimin e mostërave ,aftësinë e magazinimit , sistemet analitike dhe menaxhimin e të dhënave . Ky laborator portativ është i pajisur me një kuti ventilimi  ku mund të trajtohet dhe përgatitet mostra si dhe instrumente analitike të tilla si spektrometrat Chromatograph dhe në masë spektrometrat infra të kuqe që janë përdorur për të analizuar mostrat e lëngshme.

Gjeneratorët

Tre gjeneratorë komerciale  300 KW sigurojë energji elektrike në sistem. Një ndërprerës automatik transferimi siguron energji dhe mban fuqinë në rast të një ndërprerje të njërit prej gjeneratorëve .

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?