MENU
Thesari.com © 2001 - 2021

Kemi trajtuar edhe më parë të tilla helme - Thesari

E Martë 19 Nëntor, 2013
Kemi trajtuar edhe më parë të tilla helme

vucaj300

Letër e nënshkruar

Unë quhem Fadil Vucaj. Në Shqiperi janë bërë 2 projekte të tilla të shkatërrimit të armëve kimike. Njëri në vitin 2001, tjetri në vitin 2007. Unë kam punuar drejtperdrejt në këto projekte. Kam sqaruar çdo gjë. Në projektin e vitit 2007, para fillimit të procesit u bënë analizat mjedisore në ajër, ujë dhe tokë. Gjithashtu këto analiza u bënë edhe pas përfundimit të proçesit në të njëjtin vend, me të njejtat proçedura. Rezultati ishte zero ndikim në mjedis dhe shendet. Analizat u bënë në laboratore ndërkombëtare të licensuara për veprimtari të tilla.

Nga Siria do vinin 2 grupe agjentesh kimikë. I pari, ishin ata të veprimit në lëkurë. Në 2007 ne shkatërruam agjent kimik të tillë. Ndërsa grupi tjeter ishin prekursorë ose më thjesht komponime binare, të cilat veç e veç janë të pa rrezishme, që trajtohen, transportohen, magazinohen dhe ruhen lehtësisht. Këto komponime janë shumë të rrezikshme, madje edhe më të rrezikshme se sa janë thënë, vetëm atëhere kur bashkohen bashkë. Këto janë probleme që kërkojnë një kohë të gjatë për t’i trajtuar. Teknikisht, mund të them shkurt, se në keto proçese përdoren teknologji me impakte zero në mjedis.

Unë mendoj se çdo gjë është ditur dhe ka qënë e qartë. Ajo që nuk dihet tani, por do të dalë më vonë dora e zezë që drejtoi protestat në atë mënyrë. Këtu bashkohem me juve, sikur ta dinim. Jam i gatshëm të debatoj gjatë për keto probleme, natyrisht teknike.

Mendimi juaj
08 Prill, 2021 01:28 UTC
Luis
Kjo është dëshmia ime se si më në fund u bashkova me rendin e ri botëror, Illuminati pasi jam përpjekur të bashkohem për më shumë se 2 vjet tani, por mashtruesit më morën para disa herë. Unë kam kërkuar për t'u bashkuar me Illuminati për kaq kohë, por mashtruesit vazhdojnë të marrin paratë e mia deri në fillim të këtij viti kur takohem me Lord Morgan në internet i cili më ndihmoi të bashkohesha me vëllazërinë në internet dhe unë marr shumën prej $ 1.000.000 dollarë në bankën time llogari menjëherë pas ritualit tim të fillimit në internet dhe gjithashtu unë do të fitoj $ 55,000 dollarë në muaj, jam shumë i lumtur! Dhe premtoni të përhapni veprën e mirë të Lord Morgan. Nëse jeni të interesuar të Anëtarësoheni në rendin e ri botëror Illuminati sot, kontaktoni Lord Morgan sot në vend që të pranoni mashtrues për të marrë paratë tuaja të gjitha në emër të ndihmës për t'u bashkuar, Kontaktoni Lord Morgan Email: [email protected] ose +2348055459757
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A duhet te dorehiqet Lulzim Basha nga drejtimi i PD