MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Klevis Bitro kallëzohet penalisht nga ambasada e SHBA-së - Thesari

E Hënë 11 Nëntor, 2013
Klevis Bitro kallëzohet penalisht nga ambasada e SHBA-së

KLEVES_BITRO

Ambasada e SHBA-së në Tiranë kallëzon penalisht Klevis Bitron, ish-shef i kabinetit të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, i shpallur në kërkim. Kallëzimi që tashmë i është bashkangjtur dosjes voluminoze të tenderave fiktiv të organizuar vetëm me letër nga Bitro dhe punonjësit e tjerë të kësaj ministrie, po hetohen nga prokurori Ndini Tavani.

Sipas prokurorisë, referuar edhe kallëzimit penal dhe provave të siguruara, i pandehuri Klevis Bitro me anë të dokumenteve të falsifikuara ka aplikuar për vizë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, për tre persona, duke i prezantuar si punonjës të ministrisë që drejtohej nga Spiro Ksera. Pas aplikimit, ambasada i ka pajisur tre shtetasit shqiptarë me viza amerikane, ku njëri prej tyre është diktuar dhe është deportuar nga SHBA-ja, ndërsa dy të tjerët kanë arritur të hyjnë në territorin amerikan.

Sipas prokurorisë, çdo person që aplikon për vizë amerikane, praktikën e e aplikimit e bënë me anë të internetit, duke plotësuar një formular onlinë. Nga verifikimi IT-së së aplikantit, referuar edhe nga kallëzimi i ambasadës, ka rezultuar se tre aplikimet e këtyre shtetasve, Bitro i ka bërë nga kompjuteri i tij i zyrës, duke plotësuar formularin e aplikimit. Në këto aplikime, prokuroria saktëson se Bitro ka paraqitur të dhëna të rreme dhe dyshohet se këtë veprim e ka kryer për të përfituar shuma të mëdha parash, që kapnin shifrën e 10 mijë eurove për një vizë.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?