MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Kryetari i KQZ, Denar Biba, nuk ka dëshirë ti heq mandatin Armando Prengës - Thesari

E Premte 24 Shkurt, 2017
Kryetari i KQZ, Denar Biba, nuk ka dëshirë ti heq mandatin Armando Prengës

armando-prenga-pranga

Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nuk i mjaftoi kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit të Armando Prengës. Në media, u publikua dënimi i Prengës për vjedhje banesash në Milano, ku deputeti kishte përdorur 10 emra për t’iu fshehur drejtësisë. Por kreut të KQZ-së, Denar Biba dhe 3 anëtarëve të mazhorancës nuk i mjaftoi kërkesa e prokurorisë për heqjen e mandatit të Prengës.

Me 4 vota pro dhe 3 kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi t’i kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme materiale më të hollësishme lidhur me dënimet e deputetit Armando Prenga.

Anëtarët e propozuar nga mazhoranca ishin kundër këtij vendimi, duke kërkuar heqjen e mandatit. Por, kryetari i KQZ-së, Denar Biba, argumentoi se e njëjta procedurë është ndjekur dhe pak javë më parë, kur i është hequr mandati deputetëve Selami dhe Tahiri.

Avokati i Armando Prengës sqaroi se deputeti i ka dhënë një ditë më parë shenjat e gishtave në departamentin përkatës.

“Me gjithë rezervat që kemi lidhur me këtë njoftim të dhënë edhe nëpër portale, para pak ditësh në jemi njohur zyrtarisht vetëm nëpërmjet administratës të KQZ, dhe nuk disponojmë asnjë dokumentacion për këtë çështje. Ne disponojmë vetëm një kërkesë që e kemi edhe ju. Dhe nisur nga kjo nuk kemi një mundësi për të kërkuar të drejtën. Kemi dorëzuar edhe kërkesë në Prokurori, por tha u dha përgjigje se në kuadër të dekriminalizmit, provat përbëjnë sekret dhe nuk mund të bëhen publike”, tha avokati i Prengës.

Avokati tha më tej se “për vendimin e vitit 2005 në Itali, Prenga nuk kishte dijeni”.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?