MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Kur nisi dhe pse plasi sot lufta mes Donald Lu dhe Adriatik Llallës?! - Thesari

E Enjte 02 Shkurt, 2017
Kur nisi dhe pse plasi sot lufta mes Donald Lu dhe Adriatik Llallës?!

bujar-Nishani-adriatik-Llalla-donald-lu

Gjithçka ka arritur sot pikën e vlimit. Ndërsa Donald Lu ka akuzuar Adriatik Llallën se po pengon reformën në drejtësi, ky i fundit në mënyrë të paprecedent ka sulmuar ambasadorin amerikan duke akuzuar se e ka shantazhuar dhe i ka kërkuar që të ndërpresë disa hetime.

Një zallamahi e tmerrshme që ka vetëm dy rrugë: ose do të shkarkohet ambasadori i SHBA dhe do të hetohet për dëshminë e rreme, ose e kundërta.

Por ç’ndodhi, pse u përplas Adriatik Llalla me kryediplomatin e Uashingtonit në Tiranë?!

Gjithçka nisi fiks një vit e gjysmë më parë, kur nga Uashingtoni erdhën 6 prokurorë të trajnuar pranë FBI-së, të cilët do të punonin në task- forcën Antikorrupsion dhe do të nisnin hetimet e para të zyrtarëve të lartë.

Grupi i drejtuar nga Dritan Rreshka u caktua nga kryeprokurori në krye të task-forcës.

Por, në verën e vitit 2015 presidenti Bujar Nishani refuzoi të dekretojë 6 prokurorët e task-forcës. Llalla i komandoi dhe i shkoi ambasadorit amerikan duke iu ankuar për presidentin e Republikës.

Por ç’ndodhi më vonë? Llalla jo vetëm i pengoi, por i transferoi jo vetëm gjashtëshen por edhe një grup prokurorësh që kishin vullnet të lëviznin në hetimet ndaj zyrtarëve të korruptuar. Pas kësaj ndodhi beteja me grushta në Hotel Tirana në mes Llallës dhe Çim Hajdarit, prokurorit të spikatur që drejtonte shoqatën e prokurorëve.

Llalla pas grushtit nisi hakmarrjen ndaj të gjithë prokurorëve që kishin treguar gatishmëri për të vepruar. Të gjithë ata që u trajnuan në SHBA ose u larguan fare nga prokuroria ose u transferuan në rrethe të largëta.

Pas kësaj situate, në fillimin e vitit 2016, ambasadori amerikan i kërkon shpjegime kryeprokurorit të Republikës se pse janë larguar të gjithë njerëzit e trajnuar në SHBA.

Llalla i tregon performancën e dobët. Pikërisht në këtë kohë nis dhe përplasja dhe prej asaj dite Donald Lu dhe Adriatik Llalla do të kenë përplasje të vazhdueshme.

Por ka dhe një reticencë në këtë mes. Momentin kur DEA amerikane i kërkon disa fakte Prokurorisë shqiptare për një bos droge shqiptar. Dhe këto fakte jo vetëm nuk vijnë, por personi që akuzohet zhduket në kohë reale. Por fati i tij ishte i limituar. Ai ndiqej këmba- këmbës dhe u morr në pako postare dhe pastaj foli. Prej kësaj periudhe, nis dhe veprimi i ashpër i qeverisë amerikane ndaj Adriatik Llallës.

Kryeprokurori i Republikës shpërndan një lajm në verën e kaluar, se është i thirrur nga ana e FBI-së. Ambasada amerikane e përgënjeshtron menjëherë me fakte. Adriatik Llalla në “Zërin e Amerikës” u zu mat dhe pranoi se ishte ftuar nga një organizatë jo qeveritare, siç ishte shoqata e juristëve amerikanë.

Por, pas kësaj do të kishte vetëm një histori të rëndë lufte. Media që ishin pranë palëve politike që mbrojnë kryeprokurorin sulmuan ambasadorin amerikan dhe Llalla nis veprimin.

Për 6 muaj me radhë, Prokuroria e Përgjithshme kërkon qasje në serverat e ILDKP-së ku ishin grumbulluar të gjitha të dhënat e llogarive bankare të fshehura të inspektorëve të këtij institucioni që në bashkëpunim me FBI kanë mbledhur historikun e parave të mbledhura me korrupsion.

Është bërë një beteje e gjatë 6-mujore dhe në fund ka fituar ILDKP. Ndërkohë Adriatik Llalla bën gati fletë-arrestin për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në këtë pikë, rastësisht në një takim ambasadori amerikan ka folur me Llallën e i kërkon që të mos bëhet lojë e politikës.

Por Llalla i afron telefonin dhe e inçizon. Këtu nis dhe kulmi i një marrëdhënie së cilës më pas i dihen përfundimet. Llalla më pas mbështetet politikisht tek një pjesë e politikës, e cila sulmon Donald Lu-në.

Pas fitores së Donald Trump kjo betejë bëhet më e ashpër. Dy javë më parë, këto qarqe e shkarkuan Donald Lu-në; natyrisht në rrjetet sociale. Por një javë më parë ambasada e SHBA i revokon vizën amerikane Adriatik Llallës dhe bashkëshortes së tij që shkoi për të lindur në Amerikë.

Një vendim i fortë, i ashpër, por që ishte përgjigje se ambasadori nuk është thjesht personi Donald Lu, por i dërguari i presidentit të SHBA. Në këtë rast edhe i Donald Trump. Vendimin e mori një javë pas betimit të kreut të ri të Shtëpisë së Bardhë…

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?