MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Laura: Rama, amator edhe në histori. E papranueshme që i quan kritikët e tij idiotë - Thesari

E Premte 25 Tetor, 2013
Laura: Rama, amator edhe në histori. E papranueshme që i quan kritikët e tij idiotë

u2_lauravorpsiiii

Partia Demokratike i ka cilësuar si  të pamatura dhe amatore deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, kur e cilësoi Thaçin si “kryeministër i shqiptarëve të Kosovës”.

Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja Laura Vorpsi theksoi se, “PD-ja i kujton kryeministrit të vendit se politika e jashtme është një nga kolonat më të rëndësishme të shtetit dhe për këtë arsye kërkon maturi, pjekuri dhe kompetencë”.

T’i drejtohesh kryeministrit të Kosovës, me shprehjen: “kryeministër i shqiptarëve të Kosovës”, është një gafë amatorësh. Kryeministri i Kosovës, është gjithashtu edhe kryeministër i pakicave që jetojnë në këtë republikë, është kryeministër i të gjithë qytetarëve atje. Të flasësh për politikën e jashtme nuk është si t’i japësh drejtim punëve të këshillit teknik të Bashkisë. Reagimi masiv i analistëve, i komentuesve, por dhe i shumë shqiptarëve në rrjetet sociale dhe kudo, vjen pas këtyre qëndrimeve amatore të kryeministrit. I pakuptueshëm është reagimi i z. Rama ndaj tyre, duke i quajtur “idiotë”, siç i cilësoi ai në një intervistë televizive, kritikët ndaj tij” theksoi Vorpsi.

Sipas saj, “kjo mënyrë të shprehuri është e papranueshme për një kryeministër, dhe është po aq amatore dhe joserioze sa mënyra me të cilën ai bën politikën e jashtme“.

Mendimi juaj
03 Nëntor, 2013 01:37 UTC
jojo
ashtu eshte
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?