MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Mashtim me akcizën e naftës, Doganat gjobisin “Bankers Petroleum Albania LTD” - Thesari

E Mërkurë 20 Nëntor, 2013
Mashtim me akcizën e naftës, Doganat gjobisin “Bankers Petroleum Albania LTD”

lalari

Drejtoria e Përgjithshme e Doganës njoftoi se kompania kanadeze ‘Bankers Petroleum’, e cila ka me koncesion fushën e Patos-Marinzës, ka shkelur ligjin për akcizën duke i fshehur shtetit një detyrim prej 23.2 milionë lekësh.

Strukturat e Departamentit të Akcizës kanë konstatuar gjatë një kontrolli se kjo kompani ka përdorur 627 mijë e 505 litra karburant D1 për qëllime të ndryshme nga ai, për të cilin produkti është përjashtuar nga detyrimi i akcizës pa e deklaruar atë.

Sipas doganës përmes këtij veprimi të jashtëligjshëm, “Bankers Petroleum” ka shmangur detyrimin e akcizës në shumën 23.2 milionë lekë. Për këtë shkelje, ky subjekt është penalizuar edhe me 46.4 milionë lekësh të tjera gjobë duke e çuar detyrimin total që kompania duhet t’i paguajë shtetit në rreth 69.6 milionë lekë ose 696 mijë dollarë.

Ndërkohë burime pranë Doganës thonë se në këtë institucion në datë 19 korrik është çuar kërkesa e Agjencisë së Burimeve Natyrore për të lejuar kompaninë “Bankers” të importonte për një vit, nga shtatori 2013 në shtator 2013, 124 mijë ton gazoil dhe 15 mijë ton diesel. Kërkesa nga “Bankers” për AKBN ishte bërë vetëm në datën 18 korrik. Duket se kjo është nafta që importohet të cilën doganat po e kontrollojnë dhe gjetën shkelje dhe gjobitën kompaninë e cila detyrohet të shlyejë 69.6 milionë lekë.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?