MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Me kioska e nisi, me kioska e bitisi - Thesari

E Premte 25 Nëntor, 2016
Me kioska e nisi, me kioska e bitisi

kioska

Sot rrugët e kryeqytetit u zgjuan të pushtuara nga 100 kioska. Trotuari përballë “Mullirit të Vjetër” në Rrugën e Kavajës ishte bërë i pakalueshëm nga teneqet e kiskave. Po ashtu Parku Rinia, Shallvaret, 21 dhjetori, Zogu i Zi etj.

18 vjet pas hyrjes në politikë Edi Rama iu rikthye nostalgjisë për kioskat. Me një vendim të Bashkisë Tiranë dhe të miratuar nga qeveira Rama është aprovuar leja për vendosjen e 100 kioskave në sheshet kryesore të Tiranës.

Ndryshe nga 18 vite më parë këto kioska nuk po hapen nga 100 familje të varfëra që kërkonin të provonin inisiativën e tregut të lirë dhe për të mbijetuar por ato po hapen vetëm nga një dorë e pasur që për arsye etike nuk po ja përmend emrin.

Faji nuk është i asaj biznesmene që po përfiton nga kjo aferë por është papërgjegjshmëria e njeriut i cili borxhet politike të atyre që e financuan për të ardhur në pushtet po ja rikthen duke shkatrruar kryequtetin në kondicionet urbane por edhe tregun e lirë nëpërmjet një monopoli të kioskizimit dhe kontrollit të duhanit dhe pijeve jo alkolike.

Qindra biznese do falimentojnë nga pushtimi i territorit dhe konkurenca e pandershme e duhanit dhe pijeve jo alkolike në këto zona sepse duhet pasuruar vetëm një njeri. Nëse Berisha lejoi në fillim të tranzicionit qindra kioska provizore ato ishin shpëtim për mijëra familje ndërsa ngritja e qindra kioskave vetëm nga një person është korrupsioni më i madh i 25 viteve në Tiranë. “Lavdia” e Edi Ramës sot u shua përgjithmonë.

Njeriu i cili në histori do mbahet mend që suksesin e pati me heqjen e kioskave, pas 18 vitesh po i rikthen ato duke i treguar milion shqiptarëve që vizioni i tij për qeverisje do mbetet për jetë sa një kioskë. Ai me kioska e nisi dhe me kioska e bitisi. Ky është fundi i një artisti që konceptoi se themelet e një shteti janë kioskat dhe gëlqerja e pallateve!

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?