MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Meta mesazh të fortë ambasadorëve: Vetingun nuk do e bëni ju, do ta bëjmë vetë - Thesari

E Martë 07 Shkurt, 2017
Meta mesazh të fortë ambasadorëve: Vetingun nuk do e bëni ju, do ta bëjmë vetë

ilir-meta-donald-lu

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se ishte shokuar nga takimi me prokuroren e Prokurorisë së Përgjithshme Rovena Gashi pas heqjes së vizës nga ana e ambasadës amerikane. Meta i ka dërguar një sinjal të fortë ambasadës amerikane.

“Nuk do të ketë dy procese Vetingu dhe as tre procese. Nuk do të ketë një proces Vetingu nga ambasada amerikane, një nga ajo gjermane, një nga ajo greke e kështu me radhë. Do të ketë një proces Vetingu nga institucionet shqiptare nën monitorimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ata mund t’ua heqin vizat të gjithëve, por duhet të paraqesin prova për ti larguar nga detyra. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët të vazhdojnë punën” - tha Meta.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?