MENU
Thesari.com © 2001 - 2020

Ndalohet hyrja e shqiptarëve - Thesari

E Enjte 05 Dhjetor, 2013
Ndalohet hyrja e shqiptarëve

night_club

ITALI – Në qytetin italian të Ravenna-s diskriminimi ndaj emigrantëve po merr përmasa shqetësuese. Në shumë vende publike prej shumë muaj nuk lejohet hyrja e personave me kombësi shqiptare dhe sllave.

Punonjësit e sigurisë së klubeve të natës kontrollojnë dokumentet e personave para se ata të lejohen të hyjnë.

Racizmi i stilit nazist po shqetëson edhe vetë italianët për këtë vendim të çuditshëm. 

“Isha me dy miq shqiptarë dhe një italian, por truproja pasi na kërkoi dokumentet e identifikimit tha se shqiptarët nuk mund të futen në pub. Nuk morëm përgjigje kur e pyetem për arsyen”, tregon një shtetas italian për agjencinë informative “A-Zeta.it”.

Emigrantët shqiptarë në Itali po vuajnë pasojat e stereotipit të krijuar për shqiptarët, që njihen si persona që krijojnë probleme.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?