MENU
Thesari.com © 2001 - 2020

Open Data Albania: Thesi elektoral i Berishës, në tre muaj, për tri rrugë janë shpenzuar 10.93 miliardë lekë - Thesari

E Shtunë 26 Tetor, 2013
Open Data Albania: Thesi elektoral i Berishës, në tre muaj, për tri rrugë janë shpenzuar 10.93 miliardë lekë

berisha_inagurim

Open Data Albania është duke hulumtuar të dhëna mbi transaksione të kryera nga Thesari i Shtetit në vitin 2013, i cili përkon me vit elektoral, kundrejt transaksioneve të kryera në vitin e mëparshëm 2012. Periudha e marrë në konsideratë për këtë hulumtim është tremujori shkurt – prill 2012 përkundrejt tremujorit përkatës shkurt – prill të vitit 2013. Të dhënat e transaksioneve studiohen në formë krahasimore për të evidentuar nëse ka ndryshime në shpenzime, apo shpenzime specifikisht të cilësuara gjatë një viti elektoral. Në tremujorin e vitit 2013 Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpenzuar rreth dhjetë miliardë e nëntëqind milionë lekë të reja, ose ndryshe rreth pesë miliardë e pesëqind milionë lekë të reja më shumë se në tremujorin përkatës të vitit 2012 që do të thotë më shumë së dyfishi i vlerës së tremujorit përkatës të një vitit më parë.

Disa nga projektet rrugore e ndërmarra nga qeveria përbëjnë destinacionin e pjesës më të madhe të shpenzimeve të Autoritetit:  Rruga Tiranë – Elbasan, për të cilën vetëm në muajt mars – prill 2013 janë shpenzuar një 1.4 miliardë lekë; Rruga e Arbrit, projekt për të cilin vetëm në tremujorin shkurt – prill 2013 janë shpenzuar 1. 8 miliardë lekë; Projekti Durrës–Kukës–Morinë, quajtur ndryshe Rruga e Kombit, në tremujorin e 2013 janë kryer pagesa nga Thesari i Shtetit në vlerën totale të paktën pesëqind e tetëdhjetë e pesë milionë lekë të reja. Të tjera rrugë që ka kushtuar shumë në këtë kohë kanë qenë rruga Plepa – Kavajë – Rrogozhinë, e cila ka kushtuar për tremujorin e 2013 rreth një miliardë e treqind e pesëdhjetë milionë lekë të reja, rrugët Kukës – Krumë, Levan – Tepelenë, Rruga “Pushimi i Shoferit” (Lushnje) etj.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?