MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

PD kërkon anulimin e zgjedhjeve në Korçë, çon kërkesën në KQZ - Thesari

E Mërkurë 06 Nëntor, 2013
PD kërkon anulimin e zgjedhjeve në Korçë, çon kërkesën në KQZ

Oerd-Bylykbashi-flet

Partia Demokratike dorëzoi sot ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për anulimin e zgjedhjeve te vlefshme per postin e Kryetarit te Bashkise Korçë.  Kërkesa u dorëzua në KQZ nga përfaqësuesi ligjor i kësaj partie Oerd Bylykbashi. Në një prononcim për mediat Bylykbashi theksoi se votat në Korçë u blenë dhe Partia Demokratike ka kërkuar që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten.

“Zgjedhjet në Korçë janë të pavlefshme sepse votat u blenë. Në vijim të asaj shkleje të rëndë që jo vetëm është konstatuar nga qytetarët korçarë, por u faktua dhe me një filmim, i kërkuam KQZ-së që të shpallë të pavlefshme zgjedhjet në Korçë. Shpresojmë që KQZ dhe instancat e tjera do i japin përgjigjen e merituar. Shteti i së drejtës është e vetmja garanci që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme”,- deklaroi Bylykbashi.

Sipas tij, institucionet përkatëse, sistemi i drejtësisë dhe prokuroria duhet të marin masa dhe të bëjnë punën e tyre. “Ne pamë një aplikim sistematik të këtij krimi në qytetin e Korçës, i cili tregon që PS dhe LSI janë tashmë aq të bindur që asgjë nuk i ndalon në arrogancën e tyre sa mund të aplikojnë një skemë të tillë kriminale. Kjo është vetëm preludë i asaj që duhet të presim në zgjedhjet që vijojnë. Nëse nuk marin goditjen sot të gjithë shqiptarët duhet të harrojnë zgjedhjet të lira në të ardhmen”, deklaroi Bylykbashi.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së theksoi se ky fenomen cënoi themelet e Kushtetutës dhe se Partia Demokratike do vazhdojë të kërkojkë me forcë të drejtën.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?