MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Pezullimi i ligjit të Vettingut, veprim hileqar që të fitojnë kohë për të fshehur paratë dhe pasuritë - Thesari

E Mërkurë 26 Tetor, 2016
Pezullimi i ligjit të Vettingut, veprim hileqar që të fitojnë kohë për të fshehur paratë dhe pasuritë

kabo-1

Pezullimi përkohësisht i ligjit për Vetingun nga Gjykata Kushtetuese një veprim hileqar me qëllim që të fitohet kohë për të fshehur paratë dhe pasuritë. 7 Nëntori ishte shumë afër dhe nuk dilte koha... asgjë më shumë. Në panik të gjithë që janë majmur dhe janë dëndur duke rrjepur popullin dhe duke marrë ryshfete nga krimi...

Shtyheni sa të doni dhe bëni ç’të mundni që të shpëtoni pasuritë e paligjëshme... por mos harroni sa ua dinë të gjitha deri në qindarka dhe në metra katrorë, dhe a e dini pse? Se ju të gjithë jeni racë e dobët dhe mes jush ka nga ata që ju spiunojnë sa lugë e pirunjë keni në shtëpi, sa makina keni dhe sa... llogari bankare keni duke menduar se kështu ata mund të fshehin në një "thesë me grosh" për veten e tyre...

Një Gjygjtarë i Gjykatës..., ka deklaruar se ka aq shumë para sa nuk ka ku ti vërë, dhe këtë ia dinë partnerët ndërkombëtar, e kanë të inçizuar... dhe ky birbo mendon se ia ka hedhur... Ah i shkreti sa poshtë ke shkuar deri në llum. Si ky jeni të gjithë... ua dinë deri në qindarka... Kishit ca kohë që nuk visheshit më me firmato, merrnit makinat e vogla, dhe nuk i vinit ato zinxhirët e florinjtë... keni dal në fis...!

Mjeranët ju që gjumi natës ju ka ikur dhe mendja e kokës ju është fikur. Menduat se jeta është para dhe pasuri, e mbetët gjysmakë të pandreqshëm... Kokër më kokër do t’ua marrin, edhe nëse Vetingun nuk e kaloni... për ca kohë...! Ka skenar numur 2 dhe numur 3 ...!

Mendimi juaj
27 Tetor, 2016 20:40 UTC
Martin
Cfare eshte ky autor I ketij artikulli?! Per reformen ne drejtesi ka 2 vjet qe punohet. Per javen e fundit e kane lene te fshehin gjyqtaret pasurite?! Cfare eshte kjo ide idjote?
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?