Ç'rrënjosje tradhëtisë në Polici, shtëpi për çdo familje polici të vrarë në krye të detyrës që rezulton e pastrehë, punësim bashkëshorteve të policëve të vrarë dhe arsimim fëmijëve te te reneve.
Keshtu premtuan sot, ne Diten e rënëve të policisë në krye të detyrës kreu i qeverise, Edi Rama dhe ministri i Brendshem Sajmir Tahiri.
Gjate fjales se mbajtur ne kete cermoni, Rama premtoi se si sot nje vit me pas keto familje do te ndjejne doren e shtetit dhe ndihmen e tij, duke siguruar njeheresh se do te çrrënjoset njëherë e mirë tradhëtia nga Policia e Shtetit.
“Tradhëtia duhet çrrënjosur njëherë e mirë në parballjen me krimin, në përballjen e policëve me kriminelin, ligjit dhe paligjshmërisë. Tradhëtia është e para që ne kemi nisur ta çrrënjosim , për ta bërë sëpaku të barabartë këtë betejë dhe për ta fituar përmes ligjit. Teksa vija këtu dhe ndiqja dhe fjalë e atyre që patën mundësinë të flasin para meje, mundohesha të përfytyroja jetën e gjithë atyre që nuk janë më dhe shkaqet pse nuk janë më. Askund tjetër krimi s’ka mundur të marrë epërsinë që ka marrë në vendin tonë dhe askund tjetër nuk ka një numër të tillë policësh të vrarë. Unë jam besim plotë se vitin e ardhshëm do vimë këtu me shumë më tepër arsye për të kërkuar shumë më shumë prej anëtarëve të policisë së shtetit, duke u dhënë shumë më tepër nga çfarë kanë marrë sot, pa i tradhëtuar kurrë, pa i lënë kurrë vetëm në një betejë të tillë”- tha Rama.
Ai shprehur vendosmerine e qeverise për të marrë hak në emër të komisarëve të vrarë barbarisht nga kriminelë dhe rrugacë që në shumë raste kanë pasur mbështetje nga mbrapa, për të marrë hak në emër të familjeve dhe fëmijëve jetim.
“Ne mund të bëjmë diçka më të mirë që të flasim me vepra dhe jo fjalë, me rezultate dhe jo statistika të manipuluara. Është puna më e vështirë dhe e keqpaguar në vend, dhe mbi të gjitha është puna më fisnike që mund të bëhet në këtë vend. Përulem me mirënjohjen më të thellë për atë sakrificë që burrat, gratë dhe vajzat me uniformë bëjnë çdo ditë qoftë në përballjen me kriminelë të sofistikuar qoftë dhe në përballjen me punën e përditshme në rrugë”- tha ai.
Rama premtoi se do te behet gjithcka që familjet shqiptare të kërkojnë nga qeveria për t’i dhënë policisë së shtetit, ajo është mbrojtja që ata kanë, siguria që secili ka qoftë në rrugë apo në shtëpi.
