MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Rama viziton Rilindjen Urbane në Vlorë me benevrekë - Thesari

E Premte 24 Shkurt, 2017
Rama viziton Rilindjen Urbane në Vlorë me benevrekë

rama-vlore-tuta

Kapiteni i Rilindjes, Rama, sot shkoi në Vlore për të vizituar punimet për Rilindjen Urbane të qytetit. Mirëpo përballë rilindasve që e pritën dhe e shoqëruan ai u paraqit me nje palë tuta të varura dhe një xhup sporti me siglën e Juve. Dukej sikur kishte shkuar për të bërë një ndeshje andej nga palestra.

Këtë paraqitje ai e ka bërë ndoshta për tu treguar i afërt me mbështetësit, ose për ti treguar atyre që edhe ai është po aq i varfër sa ata. Por në një shtet serioz me nje Kryeministër normal, çdo nëpunës i administratës publike, qoftë edhe zyra e kryeministrit, ne vizita pune duhet të ketë një kod veshje për të treguar të paktën minimumin e seriozitetit dhe respektit ndaj atyre për të cilët paguhet për ti shërbyer. Imagjinoni Erion Braçen ose Taulant Ballën të vijnë në parlament me pantallona të shkurtëra ose me brekë të gjata. Çfarë do të thoshte Rama kur ti shihte? 

Respekti për njërëzit, të cilët të respektojnë, tregohet edhe nëse i ke larë duart apo i ke prerë thonjtë, edhe kur ti i trajton ata si dele. Nuk ka rëndësi nëse ata ta vën re apo jo. Por Rama duket se nuk respekton njëri përveçse shijeve të tija. Ndoshta ai mbështetet tek fjala që thotë "veshja nuk e bën njeriun", por nuk na ka lënë ndonjë përshtypje të mirë edhe kur e kemi parë lakuriq.

Më poshtë paraqitja e Ramës në Vlorë.

Rilindja Urbane - Rruga e re e Lumit të Vlorës, një aks i ri zhvillimi turistik e rural që lidh zonën me bregdetin jonian

Posted by Edi Rama on Friday, February 24, 2017
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?