MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Raporti i Uashingtonit: Pushtetarët e Sali Berishës nxorën 200 milionë euro jashtë vendit, fshehën paratë e korrupsionit - Thesari

E Premte 13 Dhjetor, 2013
Raporti i Uashingtonit: Pushtetarët e Sali Berishës nxorën 200 milionë euro jashtë vendit, fshehën paratë e korrupsionit

berisha_o

Pushtetarët e Berishës, gjatë vitit të fundit, kanë fshehur dhe transferuar jashtë Shqipërisë rreth 200 milionë euro, para këto të mbledhura në mënyrë të paligjshme falë korrupsionit dhe aferave të ndryshme. Në vitin e rrëzimit nga pushteti, ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë Berisha kanë nxituar për të fshehur jashtë vendit dhe në banka të huaja, para të paligjshme. Skandali konfirmohet nga BIRN. Sipas raportit nga organizata Global Financial Integrity, transfertat e paligjshme të fondeve nga Shqipëria për në strehat fiskale janë rritur në mënyrë të ndjeshme në vitin 2011. Grupi me qendër në Uashington, thotë se kjo shumë parash, e barazvlefshme me tetë përqind të buxhetit të përvitshëm të Shqipërisë, doli në mënyrë të paligjshme nga vendi në vitin 2011. Gjithashtu, sipas raportit, thuhet se paratë janë një kombinim mes korrupsionit, evazionit fiskal dhe të tjera aktiviteteve të paligjshme. Në bazë të këtij raporti, transfertat në vitin 2011 përllogariten në 277 milionë dollarë ose 201 milionë euro. Kjo shumë është 6.5 herë më e lartë se në vitin 2010, kur përllogaritej se 42 milionë dollarë, ose 30.4 milionë euro, dolën në mënyrë ilegale nga Shqipëria për në strehat fiskale. Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013, Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Evropë, e renditur në vendin e 113-të nga 176 vende.

Pasojat

Bashkautori i raportit, Brian Le Blanc, ka deklaruar se një rrjedhje e tillë parash ka pasoja të rënda për ekonomi në zhvillim si Shqipëria. “Rreth 1 trilion dollarë ka rrjedhur nga ekonomitë e varfra në vitin 2011. Këto para mund të ishin investuar në biznese vendas, edukim, shëndetësi ose infrastrukturë,” tha ai. Sipas raportit, në vitin 2011, 1.74 miliard euro u transferuan jashtë Serbisë, 1.08 miliard euro jashtë Kroacisë dhe 161 milionë euro jashtë Malit të Zi. Sipas raportit, kjo rrjedhje financiare nga vendet e varfra në drejtim të strehave fiskale është rritur me 13 përqind në vitin 2011, në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, raporti thekson se këto shuma nuk janë të plota, për shkak se marrin në konsideratë vetëm transferimet e paligjshme që ndodhin përmes sistemit bankar. “Kjo do të thotë se shumë nga të ardhurat e trafikut dhe të tjerave aktivitete kriminale, që shpesh janë në cash, nuk përllogariten”, ka deklaruar zyrtari i këtij grupi. Sakaq, një raport të tillë tronditës organizata joqeveritare me qendër në Uashington, Global Financial Integrity ka raportuar edhe për vitin 2005- 2010 se nga Shqipëria dolën 1.3 miliard dollarë, në vitin 2011 arrin rekordi: 277 milionë dollarë dalin nga vendi, ose afërsisht 201 milionë euro. Global Financial Integrity raportoi se brenda 5 viteve, 1.3 miliardë dollarë ishin larguar nga Shqipëria nga një elitë e korruptuar.

Raportit i GFI:

1.    Në vitet 2001, 2002, 2003 dhe 2004 nuk ka pasur para të dala jashtë vendit
2.    Në 2005 - 91 milionë $
3.    Në 2006 - 103 milionë $
4.    Në 2007 - 315 milionë $
5.    Në 2008 - 405 milionë $
6.    Në 2009 - 233 milionë $
7.    Në 2010 - 164 milionë $

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?