MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Reforma në Drejtësi: Letër publike për ambasadorin amerikan Donald Lu. - Thesari

E Shtunë 25 Shkurt, 2017
Reforma në Drejtësi: Letër publike për ambasadorin amerikan Donald Lu.

genci-bilali

I nderuar ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të muajit shkurt ju i bëtë thirrje, citoj; “shqiptarëve patriotë, të kualifikuar, që të aplikojnë për të shërbyer në  Komisionet e Vettingut”

Thirrja është bërë si në shqip ashtu edhe në anglisht dhe mban emrin tuaj në  të , si titullari i institucionit dhe njëkohësisht autoriteti më i lartë i SHBA në vendin tonë.

Njëri ndër shqiptarët patriotë që ju besoi JUVE dhe thirrjes tuaj është edhe Genci Bilali, një avokat me emër në Nju Jork. Natyrisht ai është shtetas amerikan dhe beson se ambasadori i vendit të tij, kudo që të jetë, është garant për çka deklaron a ofron.

Ky Genci, përveç një kariere brilante aty, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka edhe një CV brilante arsimi, në shkollat më të mira të vendit Tuaj.

Ai është diplomuar në The University of Edinburgh School of Law Doctor of Philosophy (Ph.D.), Banking, Corporate, Finance, and Securities Law, Fordham University School of Law Master of Laws (LLM), Banking, Corporate, Finance, and Securities Law, Georgetown University Law Center, International Law Institute Diploma, Debt Management Course, University of Tirana School of Law Bachelor’s Degree, Law Degree (Juris Doctor) por... E KANË SKUALIFIKUAR!

I nderuar ambasadori Lu.

Avokatin shqiptaro-amerikan, Genci Bilali, me shkollim e kualifikim në shkollat më të mira të vendit tuaj e kanë skualifikuar se nuk përmbush kriterin e ….arsimit ?!

Ky doktor në jurisprudencë, avokat në SHBA nuk plotëson kriterest e arsimit në Shqipëri? Në fakt ka ndodhur një hile e “vockël” këtu në Shqipëri. Ligjërisht diplomat e huaja duhet të konvertohen në Ministrinë e Arsimit. Por nga 4 shkurti kur Ju lëshuar thirrjen, koha qe tepër e shkurtër që avokati Genci Bilali të linte vendin e tij dhe biznesin e tij, të vinte e të niste proçedurat e t’i mbaronte fët e fët.

Uroj që avokati nga Nju Jorku ta marrë me buzagaz këtë aventurë shqiptare e të mos ju ndjekë në rrugë ligjore Ju, që i bëtë thirrje zyrtare por nuk i dolët garant, qoftë edhe me një deklaratë a protestë pas skualifikimit të tij, duke i lënë zyrtarisht në CV në fakt një njollë, si një konkurent i skualifikuar nga një garë, në një vend të Europës, për mungesë arsimi.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?