MENU
Thesari.com © 2001 - 2020

Shkeljet. Përjashtime nga Garda e Republikës edhe nga "grupi i zjarrit" në protestën e 21 janarit dhe Fatos Skeja - Thesari

E Shtunë 26 Tetor, 2013
Shkeljet. Përjashtime nga Garda e Republikës edhe nga "grupi i zjarrit" në protestën e 21 janarit dhe Fatos Skeja

garda

Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur reforma edhe në Gardën e Republikës. Mësohet se është firmosur shkarkimi nga garda i tetë efektivëve, mes tyre edhe oficerë të lakuar si ‘grupi i zjarrit’ përgjatë protestës së 21 janarit 2011.

Sipas Top Channel, i cili i referohet një burimi, aktualisht po verifikohet se si kanë përfituar gradë pas zgjedhjeve të 23 qershorit disa oficerë në këtë institucion, në një kohë që pritet që të propozohet përjashtimi edhe për 18 efektivë të tjerë, që rezultojnë se nuk janë paraqitur në detyrë.

Sipas burimeve janë liruar e më pas përjashtuar nga radhët e Gardës me motivacionin për thyerje të dispilinës dhe shkelje të betimit. oficeri Fatos Skeja, së fundmi i angazhuar në njësinë speciale, por para 23 qershorit njihet si shoqërues i familjes se ish-Kryeministrit Berisha, por gjithashtu edhe një emër i lakuar ne dosjen hetimore për rastin e një gjobëvënieje në Tiranë.

Janë liruar e përjashtuar edhe ish-shoqëruesi i ish-komandantit të Republikës, Ilir Duraku, dhe ish-komandanti i njësisë speciale Agron Malaj, i përfolur si pjesëtar në atë që u identifikua si grupi i zjarrit më 21 janar.

Po ashtu është liruar nga detyra edhe nënkapitene Marjana Prendi, bashkëshortja e ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi. Sipas burimeve, të përjashtuarit kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë pa lejen e ministrit të Brendshëm, një rregullore kjo e përcaktuar qartë për efektivët e Gardës.

Ndërkohë ka paraqitur dorëheqjen nga detyra drejtori i Ruajtjes së Personaliteteve në Gardë Bashkim Boletini. 

TCH

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?