Ish-deputeti Koço Kokëdhima ka komentuar deklaratën e tij të mëparshme, kur ka quajtur Erion Veliajn dhe Saimir Tahirin princër të Partisë Socialiste. Politikani ka thënë se, “Rivaliteti mes Erion Velisë dhe Saimir Tahirit për të dominuar Partinë Socialiste, sidomos në Tiranë është e dëmshme edhe për kulturën politike edhe për të mirën e partisë, sepse nuk është e arsyeshme të mendohet në këtë mënyrë, por vlejnë rregullat”. Më tej ai ka shtuar se “Ka 6 vjet që nuk zgjidhet drejtuesit e Partinë në Tiranë, ndaj them që këta të dy kalorës që kanë marrë peng Partinë Socialiste dhe nuk lejojnë anëtarët të zgjidhen e të zgjedhin drejtuesit e duhur”.
PER HASHASHIN
Marijuana është bimë e bekuar nga Zoti, duhet të legalizohet Legalizimi i marijanës, apo kanabis sativa është një nga temat më të nxehta të momentit në Shqipëri. Ndërsa shteti është aktualisht duke “luftuar” prodhimin e saj, që në fakt viteve të fundit është shtuar në masë, politikani Koço Kokëdhima mbron tezën se vendi ynë duhet ta legalizojë sa më shpejt. Në rrëfimin e tij në “Xing me Ermalin”, ish-deputeti ka sqaruar edhe motivet që e bëjnë të mendojë se shteti duhet ta marrë këtë nismë. “Nëse do të më kishin dëgjuar mua për çështjen e hashashit nuk do bëhej kështu si u bë. SI fillim duhet të marrë fund historia që të dënohen djem dhe vajza për përdorimin e hashashit. Kjo është ç’njerëzore, që ndodh në Shqipëri. Kur është legal për të gjithë mafiozët, trafikantët që mund të mbjellin fusha të tëra në 61 bashkitë e Shqipërisë dhe ne të vazhdojmë akoma të dënojmë njerëz që përdorin hashash është e palejueshme”, shprehet Kokëdhima. Më tej ai sqaron se, “Hashashi nuk mund të jetë lumturia e trafikantëve, nuk mund të jetë shansi i trafikantëve dhe nuk mund të jetë kështu si është sot. Ne flasim për legalizim, por në fakt ai është legal, sepse kultivohet kudo. Hashashi farmaceutik duhet të jetë legal, sepse thuajse nuk ka vend në Europë, apo Amerikë që nuk e ka legalizuar hashashin farmaceutik”. Sa i takon marijuanës, politikani beson se edhe shqiptarët duhet të shijojnë vetitë e saj çudibërëse, ndërsa thotë se, “Marijuana është një bimë e bekuar, pavarësisht çfarë tabushë ka rreth saj dhe gjithë kjo propagandë. Është një bimë e bekuar nga Zoti sepse ka aftësi shumë të shkëlqyera në ndihmë të njeriut. Me medikamentet e bëra nga marijuana kurohen 170 sëmundje, të cilat nuk kanë kura të tjera alternative. Nuk kanë të drejtë shqiptarët t’i kenë këto mundësi”. Por si duhet të funksionojë prodhimi dhe shitja e tij? “Unë flas për një monopol shteti, i cili licenson prodhuesit dhe kontrollon prodhimin e tyre dhe menaxhon tregun. Siç ka ndodhur edhe me alkoolin dhe duhanin, zhduken rrjetet mafioze dhe funksionojnë ekonomitë shtetërore. Duhet të shporrim mafien dhe ekonominë kriminale të hashashit”, përfundon Koço Kokëdhima.
