MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Shqipëria e dyta në rajon për ryshfet - Thesari

E Premte 25 Tetor, 2013
Shqipëria e dyta në rajon për ryshfet

ryshfet

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin dhe Komisioni Evropian prezantuan sot një studim ku thuhej se korrupsioni luan një rol domethënës në biznesin e përditshëm të shumë kompanive në Ballkanin perëndimor, ku Shqipëria renditej e dyta, pas Serbisë për dhënien e ryshfetit.  

Studimi është bazuar tek intervistat e 12.700 kompanive dhe tregon se korrupsioni është faktori i tretë më i rëndësishëm që pengon biznesin në vendin e këtyre kompanive. Studimi, gjithashtu nënvizon se korrupsioni së bashku me krimin, përbën një pengesë të madhe për zhvillimin ekonomik të rajonit. Mesatarisht, një në dhjetë biznese që ka kontakte me zyrtarët publikë, paguan ryshfet përgjatë një periudhe 12-mujore. 

Studimi me titull “Biznesi, korrupsioni dhe krimi në vendet e Ballkanit perëndimor” citon: “Impakti i ryshfetit dhe llojeve të tjera të krimeve mbi kompanitë private tregon se në këtë rajon ekzistojnë modele të ndryshme të ryshfeteve”. 

Përqindja më e madhe e përdorimit të ryshfeteve, në një periudhë kohore 12-mujore, i përket Serbisë me 17%, e dyta renditet Shqipëria me 15.7%, Kroacia 8.8% dhe Kosova me 7.7%. Ryshfetet më të shtrenjta paguhen në Kosovë, me një mesatare prej 1.787 eurosh për ryshfet, më pas vjen Serbia me një mesatare 935 euro për ryshfet - raporton faqja online e së përditshmes Shekulli

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?