MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Skandal me tenderin e blerjes së energjisë, OSHEE favorizoi dy kompani - Thesari

E Shtunë 01 Nëntor, 2014
Skandal me tenderin e blerjes së energjisë, OSHEE favorizoi dy kompani

energjia

Autoriteti i Konkurencës ka nisur një hetim për abuzime në lidhje me blerjen energjisë elektrike nga OSHEE për periudhën gusht-shtator 2014.

Sipas dokumentave OSHEE ka realizuar blerjen e energjisë elektrike në shkelje të ligjit duke favorizuar dy kompanitë e huaja EFT dhe GSA. Këto marrëveshje i kanë shkaktuar tregut të energjisë një dëm prej rreth 7 milion eurosh.

Në bazë të ligjit shqiptar favorizimet ndaj dy kompanive konsiderohen marrëveshje të ndaluara .Në ankesën për këto marrëveshje theksohet se manipulimi i proçedurave të tenderimit nga ana e OSHEE është i vazhdueshëm duke lënë jashtë tenderave operatorë të tjerë.

Ky veprim përzgjedhës i OSHEE ka dëmtuar rëndë tregun e brendshëm si dhe atë ndërkombëtar të energjisë dhe si përfundim edhe konsumatorët shqiptarë pasi këto kompani kanë ofruar energji shpesh me çmim më të lartë se e tregut.

Në bazë të dokumentave konstatohet se OSHEE nuk ka bërë transparent proçesin e hapjes së ofertave dhe në fund ofertat e dy kompanive kanë rezultuar më të mirat. Dy kompanitë e huaja kohët e fundit rezultojnë të jenë fitueset e vetme në ofrimin e energjisë elektrike për operatorin e Shpërndarjes së Energjisë në Shqipëri.

Pikërisht në bazë të këtyre të dhënave këto praktika konsiderohen të paligjshme duke i siguruar dy shoqërive përfitime të padrejta. Por këto praktika abuzive nuk janë vetëm për këtë periudhë ,ankesa ka edhe për periudhën nga tetori 2013 e deri më sot, informon Ora News. 

Tashmë të gjitha faktet i janë dorëzuar Autoritetit të Konkurencës i cili ka nisur hetimin për të zbardhur nëse një marrëveshje e tille është e vërtetë dhe çfarë dëmesh i ka sjellë tregut të energjisë.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?