MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

SKANDAL: Elvis Rroshi nuk ka lënë asnjë ditë detyrën. Vazhdon të bëjë kryebashkiakun edhe pas shkarkimit - Thesari

E Dielë 05 Shkurt, 2017
SKANDAL: Elvis Rroshi nuk ka lënë asnjë ditë detyrën. Vazhdon të bëjë kryebashkiakun edhe pas shkarkimit

elvis-roshi

Skandal në Bashkinë e Kavajës. Edhe pas shkarkimit nga kryeministri Edi Rama me urdhër të prokurorisë për të lënë pozicionin pas kapjes nga ligji i dekriminalizimit, Elvis Rroshi shkon përditë në zyrën e tij.

Rroshi nuk ka hequr dorë asnjë ditë nga pozicioni i tij si kryebashkiak i Kavajës.

Sipas "Shuplaka”-s burime ë sigurta në Bashkinë e Kavajës thonë se Elvis Rroshi nuk e ka lënë asnjë ditë detyrën, madje vazhdon të shkojë përditë i pashqetësuar në zyrën e tij.

Ai vazhdon të ushtrojë pozicionin e kryebashkiakut, madje duke vazhduar edhe mbështetjen për aktivitetet. Së fundmi Rroshi është duke mbështetur edhe një festival për fëmijë.

Ky fakt skandaloz thellon problematikën e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Nuk ka ndodhur kështu me deputetët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, të cilët njësoj si Rroshi duhet të linin mandatet.

Ata u zëvendësuan menjëherë nga deputetët Flamur Çelaj dhe Edmond Zeno. Nuk dihet se çfarë do ndodhë tashmë me Elvis Rroshin, por së fundmi ai është duke mbështetur edhe kandidatin për deputet të socialistëve për Kavajën, ministrin  e Financave Arben Ahmetaj. A është Edi Rama në dijeni të këtij fakti? A e dinë socialistët që qëndrojnë afër tij? A e dinë qytetarët e Kavajës?!

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?