MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Takat e tua kushtojnë sa rroga e një vajze që s'bën dot kuçkën - Thesari

E Shtunë 22 Tetor, 2016
Takat e tua kushtojnë sa rroga e një vajze që s'bën dot kuçkën

takat

Çanta firmato te shkon shume edhe kepucet te shkelqejne! Sa here t’i kam pare nuk eshte se t’i kam zili, thjesht me eshte mbledhur nje lemsh ne gryke. Me vrasin syte kur t’i shoh! Kercitja e takave ne trotuar me ka bere te mendoj sesa e padrejte eshte kjo bote...jo se ti ke kepuce firmato, jo!.

Te kane kushtuar shume...! Po sa?!

Sa cerreku i rroges se nje gruaje qe punon ne kepucari, thith kimikate e rropatet gjithe diten per te mbyllur muajin e per te hallosur familjen !

Sa rroga e nje gruaje rrobaqepese qe shpon duart e syte! Sa rroga e pastrueses qe pastron shtepine tende te mbuluar me pisllek se mos te prishen thonjte...

Sa te kane kushtuar? Sa rroga e nje vajze qe ka mbaruar Universitetin dhe punon ne Call Center se nuk ka miq dhe leke per te zene pune ne shtet dhe se nuk e ben dot kucken per nje vend pune te qelbur qe te humb dinjitetin? Ty te kushtojne ato kepuce sa rroga e te gjithave bashke!

Jo, se ti je me e mire se keto gra... as se vajzat e grate e shkolluara e te shkelqyera e qe punojne ndershmerisht ne fabrika, punishte Call Center.

Ti, thjesht je lepire dhe je servilosur burrave ne politike!

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?