MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Të dashur Demokrat. Ja pse fitoi Trump! - Thesari

E Enjte 10 Nëntor, 2016
Të dashur Demokrat. Ja pse fitoi Trump!

bernie-trump-hillary

Fenomeni Trump është ajo që ndodh kur ti vendos për kandidate një mashtruese gënjeshtare dhe kur jeton në dhomat e jehonave të tua.

A e keni lexuar Wikileaks? 

Duhet ta kishit lexuar. "Konspiracionet" ishin të vërteta, dhe media ju ka mbushur me gënjeshtra në lidhje me çdo gjë.

Wikileaks nuk ishte propaganda ruse, por ishte lajmi.

Wikileaks ka një rekord 10-vjeçar që nuk ka lëshuar kurrë asnjë dokument të vetëm të rremë, dhe që nuk është aspak e lidhur me Rusinë. Ajo që ata kanë nxjerrë ishin emailat aktual të Hillary Clinton dhe stafit të fushatës së saj. E kishit mundësinë për të parë përmes kësaj dritare të hapur fushatën e Hillary Clinton, por ju nuk e bëtë.

Duke injoruar këto rrjedhje, ju injoruat realitetin.

Duke mos dëgjuar miqtë e amerikës, duke i akuzuar ata se janë "teoricienët e konspiracionit" dhe duke i besuar medias së korporatave, ju injoruat realitetin. Duke ndjekur vetëm liberalët në mediat sociale, dhe duke lexuar vetëm lajmet liberale apo të korporatave, edhe një herë tjetër ju injoruat realitetin. Kur Hillary Clinton u kap duke manipuluar garën e primareve kundër Bernie Sanders dhe ju (demokratët) prap emëruat atë për kandidate, ju prap injoruat realitetin.

Gjithsecili nga ju ishte izoluar në dhomën e mbyllur ku jehonte vetëm eko e zërit që donit të dëgjonit ju, duke injoruar gjithçka jashtë flluskës suaj.

Media na ka gënjyer për çdo gjë.

Nëse më keni ndjekur në Twitter ose Facebook gjatë këtyre zgjedhjeve ju ndoshta do të kishit menduar se isha një mbështetës i Trump. Megjithatë, unë jam një ish-demokrat i regjistruar, një mbështetës i Bernie Sanders, dhe e konsideroj veten një libertarian progresiv. Këto ishin zgjedhjet e para në  të  cilat unë votova për një parti tjetër, dhe zgjedhja ime ishte Trump. Unë thjesht nuk mund të votoja për Hillary Clinton, për shkak të keqpërdorimit nga ajo të informacionit të klasifikuar, dhe vjedhjes që ajo i bëri emërimit nga elektorati të Bernie Sanders.

Si fillim, Hillary nuk duhet të ishte emëruar kandidate për President. Sinjali i parë për këtë ishte kur ajo u vu nën hetim nga FBI, dhe sinjali i dyte ishte kur ajo manipuloi zgjedhjet primare.

Në një përpjekje për të informuar miqtë e mi, familjen dhe ndjekësit, postova dhjetra në mos qindra email nga Wikileaks, dhe si lajme të djathta po aq sa lajme liberale. Këtë e bëra ngaqë shumica e miqve të mi janë liberalë, dhe kuptova se ata jetonin të gjithë në dhomën e jehonës në mediat sociale, ku nuk u ekspozuan asnjëherë ndaj opinioneve apo lajmeve ndryshe nga ç'e mendonin ata vet. Pothuajse më bllokuan të gjithe liberalët ngaqë fillova të bëja këtë. Ata nuk e kuptuan kurrë pse unë i shpërndaja këto informacione të cilat ishin të pakëndshme për ta, por tani ata e dinë arsyen pse. Ironikisht, kam marrë më shumë mbështetje nga përkrahësit e Trump që po i thoja demokratëve të vërtetën. Këtë nuk e prisja.

Doja ta kuptoja për vete Trumpin dhe mbështetësit e tij. Dhe ajo që kuptova ishin miliona amerikanë të vërtetë që ndiheshin të këputur, njerëz normal si ju dhe unë, të cilët nuk e kishin marrë dot veten akoma nga Recensioni i Madh. Ata ishin të lodhur nga Obama Care, nga luftërat e pafundme, nga marrëveshjet tregtare që i vranë vëndet e punës, nga taksat më të larta, nga ekonomia e manipuluar, dhe... nuk kishin faj.

Nëse Demokratët do ti kishin marrë seriozisht shqetësimet e amerikanëve të thjeshtë, veçanërisht shqetësimet e këtij mileniumi, ata do e kishin kuptuar në kohë se Hillary Clinton nuk ishte kandidatura e duhur për Partinë Demokratike në vitin 2016.

Bernie Sanders do ta kishte mundur Trumpin.

Unë besoj 100% që Bernie Sanders do kishte ngritur një revolucion politik për të mundur Trumpin, por tashti na duhet të bëjmë sehir revolucionin e Trumpit.

Demokratët e lanë Hillary të rrëmbente Komitetin Nacional Demokrat (DNC), dhe të përdorte paratë e Korporatës së saj për ti sjellë të gjithë vërdallë pas hunde. Në të njëjtën kohë, përdori programin e saj Korigjo Rekordet për të helmuar mëndjet e njerëzve në internet duke i izoluar ata me karrema të paguar nga vet Hillary. Sikur demokratët ti kishin kushtuar pak më shumë vëmendje rrjedhjes së informacioneve, ata do ta kishin parë malin me prova që i tregoi botës se Hillary i kishte manipuluar zgjedhjet paraprake kundër Bernie Sanders, dhe që po koordinonte në mënyrë të paligjshme me Super Komitete Anonime Politike si CTR që mblidhnin fonde pa limit nga korporatat, sindikatat dhe nga ku të mundnin. Ajo duhet të ishte skualifikuar direkt për këtë. Provat janë akoma në WikiLeaks.org. Por kjo nuk ndodhi.

Ndërkohë, media vizive dhe ajo e shkruar si dhe media sociale e mbajtën publikun në hije dhe të painformuar duke e izoluar nga opinionet e tjera. Na gënjyen, na manipuluan, dhe na bënë të mendojmë se pjesa tjetër e vendit ishte dakort me ne, ndërkohë që në të vërtetë ata nuk ishin dakort me këto veprime të paligjshme. Ata përdorën pozitën e tyre autoritare duke na mashtruar të besojmë në një realitet të rremë - në propagandë.

Ky është edhe problemi me Amerikën e sotme, teknologjia që duhej të na bashkonte në fakt na izoloi në dhomat me jehonën e zërit tonë dhe na ndau më shumë me njëri tjetrin.

Ti marrësh lajmet vetëm nga miqtë e tu është një ide e gabuar logjike, ju duhet të dini çfarë mendon edhe armiku juaj, dhe të kuptoni që nuk është aq shumë ndryshe nga ju.

Por ka dhe lajme të mira.

Ndërsa nuk i keni kushtuar vëmendje, Trump është në fakt një ish-demokrat. Nëse do studionit vlerat e tij aktuale ai ka më shumë të përbashkëta me vlerat tradicionale të moderuara apo liberale, sesa ato konservatore tradicionale. Në fakt, Trump mund të jetë edhe më liberal se Hillary Klinton në disa çështje.

Mediat penguan çdo lloj diskutimi për vlerat, dhe u përqëndruan në retorika boshe dhe propagandë. Kështu që, shumica e amerikanëve që e gëlltitën pa u menudar fare atë që i ushqente media dhe fushata e Clinton, kurrë nuk morën kohën e duhur për të njohur Donald Trump. Ata vetëm shihnin skeçet për të qeshur në SNL, dhe ndiqnin verbërisht mediat e korporatave, pa konsideruar fare burime të tjera informacioni. Ndërkohë që nuk jam akoma i bindur as vet për Trump, të paktën e di që ai politikisht në fakt është një demokrat New Yorku me kostum republikani (kjo është edhe arsyeja pse establishmenti Republikan nuk e mbeshteti plotësisht).

Po ashtu, duhet të marrim në konsideratë që Donald Trump sapo përmbysi një grup të elitave politike, të cilët kanë qenë në pushtet në këtë vend për dekada të tëra. Ai arriti ta mundi klasën politike me një goditje të vetën. Pa marrë parasysh se çfarë mendoni rreth tij personalisht, ai realizoi diçka historike për ta merituar që të jetë Presidenti ynë.

Në fund të ditës, na dha një mundësi të mirë për të mësuar, për tu rritur dhe për të marrë në konsideratë një pamje tjetër të botës. Kjo është një thirrje për tu zgjuar e për të dalë nga hapësirat e sigurisë së rehatshme, të menduarit politikisht korrekt, të thyejm dhomat e jehonës, dhe të sfidojmë veten për të marrë në konsideratë edhe anën tjetër të gardhit. Kjo është një mundësi për të zgjatur dorën dhe të mësojmë me vërtetësi të kuptojmë njëri-tjetrin.

Ne duhet të gjithë të mblidhemi së bashku për të zgjidhur problemet e vërteta të vendit tonë në këto 4 vitet e ardhshme. Këto zgjedhje ishte një leksion i mirë për të konsideruar të gjitha idetë njësoj, pa marrë parasysh autoritetin që i krijon.

Ne duhet të mblidhemi bashkë dhe të ecim përpara së bashku.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?