MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Urdhëri i mjekëve: Denonconi shkeljet tek ky institucion - Thesari

E Premte 25 Tetor, 2013
Urdhëri i mjekëve: Denonconi shkeljet tek ky institucion

Din-Abazaj-280x200

Presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, Din Abazaj iu bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen instuticionit të tij, për çdo lloj shkelje apo abuzimi  nga ana e bluzave të bardha.

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit  e ndodhur në spitalin e Korçës, Abazi u shpreh se organi i akuzës duhet të jetë më bashkëpunues  në evidentimin e këtyre rasteve. Ai tha se është Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë, është instiucioni kompetent i cili ka të drejtën e pezullimit apo e pushimit nga puna për mjekët të cilët nuk e ushtojnë siç duhet profesionin e tyre.

Duke folur mbi planin strategjik të Urdhërit të Mjekëve 2013-2017, Abazi tha se qëlllimi i këtij plani është rritja dhe fuqizimi i mëtejshëm i performancës së bluzave të bardha.

Plani strategjik i Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë është miratuar nga Këshilli Kombëtar i këtij të fundit dhe konsiston në përgjegjësinë që mban  ky insitucion për t’iu siguruar qytetarëve një shërbim sa më të mirë.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?