MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Vlorë, nesër shembet me tritol një ndërtesë shtatë katëshe - Thesari

E Shtunë 26 Tetor, 2013
Vlorë, nesër shembet me tritol një ndërtesë shtatë katëshe

vlore_7_kate

Në Vlorë është parashikuar prishja e pallatit 7-katësh i projektuar për ndërtimin e një hoteli, i cili aktualisht është ende i papërfunduar. Objekti pritet të shembet me lëndë plasëse ashtu siç u prish pallati 5-katësh në Tiranë. Për këtë të fundit u përdorëbn 63 kg tritol. 

Forca të shumta policie ndodhen në Vlorë për të qenë pjesë e operacionit për prishjen e  ndërtesës, i cili ndodhet tek ish - Aulona, buzë detit në detit. 

Policia bashkiake, inspektorë të INUK dhe forcat e  Xhenios, prej ditës së djeshme kanë rrethuar me shirit të verdhë ndërtesën ndërsa  gjatë natës kanë punuar për hapjen e vrimave ku do të vendoset lënda eksplozive.

Ndërtesa ka lejen e bashkisë së Vlorës. Prishja e këtij objejkti do të bëhet me qëllim t’i hapet rrugë ndërtimit të shëtitores që është e emëruar dhe si “Lungomare” duke filluar nga zona e Skelës deri tek Uji i Ftohtë.  Projekti i bashkisë pritet të nisë shumë shpejt dhe ka dhe mbështetjen e kryeministrit Rama. 

 

Ministri Tahiri shkon në Vlorë

Shembja e godinës shtatë katëshe, ka çuar ministrin e Brendshëm në Vlorë. Ministri Tahiri, do të jetë i pranishëm gjatë shpërthimit që do të bëhet ditën e nesërme në qytetin bregdetar, të një godine me qëllim hapjen e terrenit për të ndërtuar një shëtitore.

Në këtë kuadër, Ministria e Brendshme ka bërë publike dhe rrugët ku nuk do të qarkullohet nesër në qytetin e Vlorës, nga ora 07:00 deri në orën 16:00.

“Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin publik e në mënyrë të veçantë banorët e qytetit të Vlorës se duke filluar prej orës 07:00 e deri në orën 16.00 të datës 27 Tetor 2013, do të ketë regjim të kufizuar të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve në rrugën “Çamëria” në qytetin e Vlorës dhe rrugët dytësore të lidhura me të”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Burimet zyrtare thanë se, “gjatë kohës së përcaktuar, në këtë zonë nuk do të lejohet qëndrimi apo lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve. Lokalet përreth zonës do të jenë të mbyllura”.

“Policia e Shtetit këshillon pronarët dhe administratorët e tyre që të mbajnë dritaret e lokaleve të hapura. Policia e Shtetit rezervon të drejtën të bllokojë plotësisht qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në segmentin Skelë - Uji i Ftohtë”, përfundon edhe njoftimi nga Ministria e Brendshme në lidhje me shembjen që do të bëhet nesër në Vlorë.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?