MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Zbardhet leja e pallatit të Bashës: U dha për 1- 3- 4 kate, pallati është 8 - Thesari

E Martë 05 Nëntor, 2013
Zbardhet leja e pallatit të Bashës: U dha për 1- 3- 4 kate, pallati është 8
Nga

pallati_bashes

Leja e ndërtimit për pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë është dhënë për 1- 3- 4 kate, plus papafingo.

Vendimi është marrë më 17 gusht 2008 me vendim nr.5 të KRRT-së së Vlorës.

Në pikën 6 të këtij vendimi thuhet se: “Miratohet shesh ndërtimi për objekt banimi dhe shërbimi 1-3-4-kate + papafingo në lagjen “Uji i Ftohtë” në perëndim të rrugës “Aleksandër Moisiu” me pronare trualli Xhuvi Serxhi e Xhaferr Isufi (vjehrri i Lulit)”.

Siç shikohet, pallati jo vetëm që nuk ka respektuar lejen, por është ndërtuar tetë kate, ka dalë nga vija bregdetare dhe është zhytur në det si dhe është spostuar 40 metra nga vendi i pronës.

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, i cili po kërkon prej ditësh dokumentacionin në rrugë zyrtare nga pronarët e pallatit, ka hasur në rezistencën e tyre për të mos dorëzuar dokumentacionin.

Leja, siç shihet qartë, është marrë bazuar në ligjin e vjetër urbanistik.

Në referencën ligjore për miratimin e lejes është shënuar se kjo leje jepet: “Në mbështetje të ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”, ndryshuar me vendimin nr.2, datë 25.01.1999 të Gjykatës Kushtetuese dhe me ligjet nr.8453, datë 04.02.1999; ligjin nr.8501, datë 16.06.1999; ligjin nr.8682, datë 07.11.2000; ligjin nr.8991, datë 23.01.2003, ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, ligjin nr.9743, datë 28.05.2007; ligjin nr.9843, datë 17.12.2007 dhe ligjin nr.10078, datë 16.02.2009”.

Mjafton fotografia e pallatit sot dhe leja e dhënë nga KRRT-ja e Vlorës për të kuptuar se pallati është i paligjshëm.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?