MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Cila është ambasadorja e re e Shqipërisë në SHBA - Thesari

E Hënë 23 Shkurt, 2015
Cila është ambasadorja e re e Shqipërisë në SHBA

kastriot-myftaraj

Nëse do të kërkoni një CV të ambasadores së porsaemëruar të Shqipërisë në SHBA, znj Floreta Faber (Luli) lodheni më kot. Një të tillë nuk do të gjeni as në faqen zyrtare online të Ambasadës së Shqipërisë në Washington, madje as në faqen zyrtare online të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, ku supozohet të jetë, pasiqë emri i zonës Faber-Luli figuron ende si drejtore ekzekutive, se faqja nuk është përditësuar. I tillë është serioziteti i Dhomës Amerikane të Tregtisë san ë faqen zyrtare online të saj figuron ende si drejtoreshë ekzekutive emri i ambasadores së Shqipërisë në SHBA! As në faqen zyrtare online të Kuvendit të Shqipërisë, në ndarjen e komisioneve parlamentare, ku publikohen transkriptet e mbledhjeve të komisionit, mungon transkripti i mbledhjes në të cilën komisioni ka dëgjuar zonjën Floreta Faber-Luli. Kjo nuk duket të jetë një harresë, meqënse CV e saj mungon gjithandej ku supozohet që të jetë. Merret vesh, zonja ka turp nga CV e vet. 

Karriera e Zonjës Faber (Luli) lidhet me emrin e ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri Joseph Limprecht, i cili erdhi në Tiranë në vjeshtën e vitit 1999. Limprecht mbahet mend për atë se vdiq në 2002, në Shqipëri, gjatë një feste në Lurë, në shoqërinë e disa mikeshave të tij shqiptare, të cilat bënin pjesë në një rreth femrash të bukura që ai mblodhi pranë vetes dhe që i shpërblente me privilegje të ndryshme. Qeveria amerikane nuk i pagoi as shpenzimet e funeralit të ambasadorit të saj, Ishte Qeveria e Shqipërisë e kryesuar në atë kohë nga Pandeli Majko që pagoi shpenzimet e arkivolit të Limprecht dhe të transportit të tij në SHBA.

Në vitin 2000 Limprecht pati idenë e çuditshme që në Shqipëri të krijohej Dhoma amerikane e Tregtisë, ndonëse në vend nuk kishte asnjë investim amerikan, dhe asnjë biznis të vetëm amerikan serioz. Qëllimi ambasadorit amerikan nuk ishte që të vinin investime ekonomike amerikane në Shqipëri, por që të krijohej një zyrë fiktive por fitimprurëse për mikeshën e tij, Floreta Faber (Luli). Dhe qëkurse u krijua Dhoma Amerikane e Tregtisë në vitin 2000 e deri në vitin 2015, drejtoreshë ekzekutive, ose më saktë pronare e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri ka qenë për 15 vite pa ndërprerje Floreta Faber (Luli). Nga pikëpamja juridike e ashtuquajtura Dhomë Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një OJF (Organizatë Jofitimprurëse) e regjistruar në Gjykatën e Tiranës. Ajo nuk ka asnjë funksion si Dhomë Tregtie për arsyen e thjeshtë se në Shqipëri nuk ka asnjë biznis serioz të mirëfilltë amerikan. Anëtarë të Dhomës së Tregtisë janë në një masë të madhe shqiptarë me shtetësi amerikane, që kanë ndonjë veprimtari biznisi qoftë edhe modeste, si një restorant, një servis automjetesh, një parukeri etj. Në Dhomën Amerikane të Tregtisë nuk mungon dhe ndonjë ndonjë aventurier amerikan, me emër anglosakson, që endet në Ballkan kinse si investitor, si Mark Crawford.

I vetmi biznis i vërtetë amerikan në Shqipëri, anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë është AAEF (Albanian-American Enterprise Fund), ose Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve. Ky është një fondacion ekonomik i krijuar dhe i financuar nga Qeveria Amerikane që në vitin 1996 me një kapital fillestar prej 30 milion dollarë të dhënë nga USAID, pra nga shteti amerikan. Qëllimi i shpallur i fondacionit ishte që të investonte këtë shumë në biznise të ndryshme në Shqipëri ku do të hynte si aksioner, dhe pastaj fitimet që do të nxirrte do t’ i riinvestonte në Shqipëri kinse për të ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë së tregut të lirë në vend. Kjo do të thoshte se AAEF ishte një subjekt i privilegjuar nga pikëpamja fiskale, që praktikisht ishte i çliruar nga detyrimi për t’ i paguar taksa shtetit shqiptar.

Ndonëse AAEF ishte në thelb një organizatë ekonomike shtetërore amerikane, ai kishte në bordin e vet biznismenë privatë, që emëroheshin nga Presidenti i SHBA. Fondi ishte në fakt një mënyrë për të shpërblyer Presidenti Clinton disa njerëz të cilët e kishin mbështetur atë në fushatën zgjedhore. Duke qenë se pas tij qëndronte shteti amerikan, Fondi pati një trajtim të privilegjuar në Shqipëri, që nga sigurimi i licencës për një bankë, te marrja e koncesioneve të leverdisshme, me fitim të sigurt, të lartë. Kështu fondi ishte partner në koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, në koncesionin që iu dha kompanisë “Aleat” për pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaporta dhe letërnjoftimi, shfrytëzimi i burimeve të mermerit, shërbimet doganore. Gjithashtu AAEF ka fituar të drejtën për biznise të privilegjuara siç është krijimi i një fondi pensionesh në Shqipëri, në ndërtimin e lagjeve rezidenciale dhe të qendrave tregtare etj. 

Kur AAEF u mbyll në 2009, nga kapitali fillestar prej 30 milion dollarë qe nxjerrë një fitim prej 567 %, ose 170 milion dollarë. Përveç këtij, nga shitja e Bankës Amerikane të Shqiptare, për të cilën Fondit iu dha një licencë nga qeveria shqiptare, u përfituan 156.9 milion dollarë, kur kjo bankë kishte asete në vlerën 42 milion dollarë, edhe këto të siguruara nga veprimtaria e Fondit në Shqipëri. Pra, nga 30 milion dollarë që ishte investimi fillestar, Fondi fitoi mbi 326 milion dollarë, ose rreth njëmbëdhjetë herë më shumë se kapitali fillestar. Dhe këto janë vetëm shifrat që ka publikuar vetë Fondi. Gjithsesi, shifrat e vërteta duhet të jenë më të larta. Në 2009 AAEF u zëvendësua nga Albanian-American Development Fund, i cili është një evazor i madh fiskal legal në Shqipëri. AAEF nuk mund të konsiderohet një investim amerikan në Shqipëri por një expedient amerikan në Shqipëri i llojit neokolonialist, për të thithur para nga ekonomia shqiptare, në mënyrë abuzive.

Njëjtë edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila nuk supozohet që të jetë një biznis, është megjithatë një biznis i këtij lloji. Zonja Faber-Luli është treguar shumë e shkathët për të krijuar një anëtarësi fiktive në Dhomën Amerikane të Tregtisë të disa qindra bizniseve shqiptarë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me SHBA, dhe që me Dhomën Amerikane të Tregtisë i lidh vetëm nevoja për të marrë viza amerikane për vete ose për të afërmit e tyre. Port ë gjithë këta njerëz paguajnë një kuotë anëtarësie, që arrin një shumë jot ë vogël përgjithshme vjetore. Një nga veprimtaritë kryesore fitimprurëse të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, qëkurse ajo është krijuar ka qenë trafiku i vizave amerikane. Në Dhomën Amerikane të Tregtisë ka funksionuar edhe një linjë e shitjes së shtetësisë amerikane, për ata që paguajnë për këtë gjë. Kuptohet zyrtarët e Dhomës Amerikane e Tregtisë të ardhurat e këtij lloji i ndajnë me zyrtarët e Ambasadës Amerikane të cilët ua sigurojnë vizat. Shumë kriminelë të cilët duan të shkojnë në SHBA krijojnë biznise fiktive me para të pista, pastaj anëtarësohen në Dhomën Amerikane të Tregtisë, paguajnë pa problem kuotën e anëtarësimit dhe madje paguajnë edhe për të blerë viza si dhe leje qëndrimi në SHBA. 

Një nga bëmat më skandaloze të drejtoreshës së Dhomës Amerikane të Tregtisë është se u ka marrë shumë piktura dhe vepra të tjera arti piktorëve dhe koleksionistëve shqiptarë, të cilëve u ka thënë se do t’ ua shesë në SHBA, por më pas ata nuk kanë parë as paratë dhe as veprat e tyre. Nuk dihet nëse këto llogari zonja do t’ i shlyejë tani që u bë ambasadore. 

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka një emër fiktiv që peshon në opinionin publik dhe qeveritë e politikanët në Shqipëri janë të dëshiruar që ta përdorin këtë, për të krijuar përshtypjen e rreme se në Shqipëri kanë ardhur investime ekonomike amerikane çka kërkohet të paraqitet si meritë e qeveritarëve të rradhës. Pra Dhoma Amerikane e Tregtisë është një instrument i mirë për publicitet. Kjo bën që ata të cilët kontrollojnë Dhomën Amerikane të Tregtisë të kenë ndikim te qeveritë shqiptare, çka u mundëson këtyre personave që të sigurojnë të ardhura nëpërmjet projekteve fiktive për zhvillim ekonomik. Dhoma Amerikane e Tregtisë gjithashtu funksionon si një OJF e cila përfiton nga grantet financiare që jep qeveria amerikane në Shqipëri, për projekte të ndryshme të llojit kërkimor për ekonominë shqiptare, që në fakt nuk janë veçse mënyra për të kanalizuar këto para në xhepat e njerëzve që i ndajnë ato me zyrtarët e ambasadës amerikane. 

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka një bord, president i të cilit është Mark Crawford. Ky është një mashtrues ndërkombëtar, i cili endet prej 20 viteve në Ballkan, sidomos në Mal të Zi dhe në Shqipëri. Ai shfaqet edhe në intervista në televizion dhe në gazeta me hijen e rëndë të Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri dhe të biznismenti amerikan që ka investuar në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkan. Z. Crawford ka punuar për pesë vite në Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, në 1996-2001, si asistent i drejtorit e më pas si administrator. Në vitin 2001 ai mori paralelisht dy detyra në Serbi dhe në Malin e Zi, përkatësisht në Novi Sad dhe Podgoricë. Në 2001 ai u bë kryetar i Bordit të bankës Opportunity Stedonica me qendër të Novi Sad, Serbi, dhe drejtor financiar i bankës Opportunity, me qendër në Podgoricë. Këto sihin dy banka të krijuara me asistencën dhe financimin e një projekti të USAID, pra projekt qeveritar amerikan. Detyrën në Serbi e mbajti deri në 2007, atë në Malin e Zi deri në 2008. Në të njëjtën kohë, z. Crawford vazhdonte të ishte kryetari i bordit të Organizatës “Partneri Shqiptar në Mikrokredi” në Tiranë, ku ai kishte qenë bashkëthemelues në vitin 1998. 

Në vitin 2007 z. Crawford u bë bashkëthemelues i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Malin e Zi, dhe shërbeu si president i parë i bordit të kësaj dhome, në vitet 2007-2009. Në të njëjtën kohë vazhdonte të ishte dhe drejtori i Oportunity Bank në kryeqytetin e Malit të Zi. Në vitin 2008 u shpall bankieri i vitit në Malin e Zi, një mirënjohje kjo e palakmueshme. Që nga viti 2011 është kryetar i bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Ky është reputacioni i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, që kryetar i bordit të saj është ish-kryetari i bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Malin e Zi, një shteti që u bë i pavarur në 2006. Aktiviteti kryesor publik i z. Crawford në Malin e Zi, ku kishte si mik personal sundimtarin çerekshekullor të vendit z. Milo Gjukanovic, ishte se dilte në media për të krijuar përshtypjen se në vend po vinin investime amerikane. Aktiviteti kryesor jopublik ishte pastrimi i parave të Milo Gjukanoviçit, të fituara nga kontrabanda dhe burime të tjera të kundërligjshme.

Shkollimi i z. Crawford është pak të thuash që është i dyshimtë. Ai është lektor i jashtëm në Universitetin Publik të Tiranës, por nuk ka paraqitur kurrë atje diploma shkollore për të mbështetur CV e tij. Është marrë e mirëqenë që një njeri si ai ka grada shkencore. Z. Crawford pretendon se ka kryer studimet bachelor në Universitetin e Miamit në Ohio në 1993. Por sipas një CV-je të tij, në 1992 ai ka qenë lektor në Institutin e Hunanit në Kinë, sipas një projekti të përbashkët të sponsoruar nga Qeveria Amerikane. Gjithashtu pretendon se ka dhe një gradë shkencore të marrë në University College London (SSEES). Dhe që nga ai vit, pa asnjë përvojë pune, ai erdhi në Ballkan si ekspert i paguar nga qeveria amerikane. Ndonëse Mark Crawford shfaqet në mediumet shqiptare si një ekspert i madh ndërkombëtar, ai nuk ka veçse dy botime shkencore në CV-në e tij, një në gazetën e Albert Rakipit “Tirana Times” në Tiranë, dhe dy të tjera në dy gazeta në Malin e Zi, në gazetën e përditshme “Dan” dhe në atë “Crnagora Ekonomist”. 

Z. Crawford ka bërë edhe një “investimi” personal në biznis në Shqipëri që është një zyrë fiktive konsulence financiare e quajtur International Securities Brokerage, të cilën ai e krijoi në 2011. Sot me këtë titull ai është kryetar i bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. International Securities Brokerage në fakt është një zyrë që ka si veprimtari kryesore investimin e parave të pista në fondet e investimeve që gjenden në off-shores nëpër botë. Meqënse z. Crawford del jo rrallë në televizionet shqiptare, kur ta shikoni herën tjetër të flasë për investime amerikane në Shqipëri apo për performancën e ekonomisë shqiptare duhet të keni parasysh se ai është një mashtrues ndërkombëtar dhe mos i besoni asnjë fjalë.

Përveç z. Crawford në bord janë pothuajse të gjithë shqiptarë Genti Daçi, nëndrejtori i një kompanie interneti Genc Likoskendaj, pronari i një dyqani kompjuterash, Alketa Uruçi (thesartare), Adrian Shehu, Aleksandër Sarapuli (nëpëunës shqiptar i AAEF), Elton Çollaku, Avni Ponari, Loreta Peçi, dhe vetë Floreta. Një amerikane është Julia Janecko e cila përfaqëson Fondacionin “Abraham Lincoln” që nuk është një biznis. Është edhe z. Peter Clavelle i cili punon për kompaninë e njohur ndërkombëtarisht Tetra Tech ARD, por kjo kompani nuk ka bërë asnjë investim në Shqipëri. Thjesht Marku dhe floreta e kanë blerë emrin z. Clavelle për të rritur reputacionin e bordit të tyre të mjerueshëm.

Kur njerëzit e shohin në televizor zonjën Faber-Luli, të prezantohet dhe flasë si drejtoreshë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, mendojnë se ajo është përfaqësuese e ndonjë biznisi të rëndësishëm amerikan në Shqipëri. Në të vërtetë nuk është kështu. I vetmi biznis i mirëfilltë i zonjës është vetë Dhoma Amerikane e Tregtisë, si OJF fitimprurëse. Kur zonja Faber-Luli u bë drejtoreshë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, e vetmja gjë që e kualifikonte për këtë detyrë, veç miqësisë me ambasadorin amerikan të kohës, ishte se zonja kishte një pasaportë amerikane, të cilën e kishte fituar nga martesa e saj me një shtetas amerikan. Burri i saj Edmond Faber kishte marrë shtetësinë amerikane se gjyshi i tij kishte qenë emigrant në SHBA.

Në kohën e diktaturës komuniste familja Faber ishte zotëruese e një testamenti për një pasuri të madhe në SHBA. Shteti komunist ishte i interesuar që ta merrte këtë pasuri, prandaj bëri një marrëveshje me familjen “Faber”, që jetonte në Shqipëri. Sipas marrëveshjes, familja “Faber” veç parave që do të merrte me kursin në të cilin shkëmbehej dollari në Shqipëri, fitoi dhe të drejtën që të ndërtonte një shtëpi në qytetin e Tiranës, çka ishte një privilegj unik në atë kohë, kur ndërtimi i banesave private në qytete nuk lejohej më. Në këtë shtëpi familja Faber banon edhe sot e kësaj dite. Një tjetër kërkesë, më modeste e familjes Faber ishte që djali i saj Edmondi, i cili më pas u bë burri i Floretës, të merrte një të drejtë studimi për mjek, që iu dha atij në 1980. Por nuk duhet menduar se pasuria e dikurshme e familjes së burrit ka ndikuar në karrierën e Floretës. Nga pasuria familja mori një shumë të madhe në lekë, të depozituar në bankë, që për Shqipërinë komuniste të kohës ishte mjaft e madhe, por ajo që kishte mbetur në 1991 pas shpenzimeve të familjes, kishte vlerë të vogël. Prandaj burri i Floretës u detyrua që të emigronte në vitet nëntëdhjetë dhe shkoi të punojë si mjek në disa vende arabe të Afrikës Veriore, kryesisht në Libi, nga ku u kthye në 1996. Sot ai është kardiolog në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Floreta është gruaja e dytë e tij.

Mbiemri “Faber” u ka bërë përshtypje shumë njerëzve kur u emërua ambasadorja. Origjina e këtij mbiemri shkon deri te një familje hugenote (protestante), e cila u arratis nga Franca në kohën e persekutimeve ndaj hugenotëve në fund të shekullit XVII. Familja Faber para se të merrte fenë protestante ishte hebreje. Njerëzit e kësaj familjeje u shpërndanë nëpër Europë, dhe disa prej tyre më pas erdhën në Voskopojë, ku morën fenë e krishterë ortodokse. Pas shkatërrimit të këtij qyteti u vendosën në Korçë. Faberët e Tiranës i përkasin kësaj dege. Qëkurse Floreta mori mbiemrin Faber ajo ka marrëdhënie të shkëlqyera me Fondacionin “Soros” në Tiranë. 

Por mbiemri “Faber”, duket se e ka ndihmuar shumë Floretën në karrierën e saj, në marrëdhëniet me të huajt, pasi i dha shkathtësisë së saj personale, një përparësi që nuk e kishte aspak me mbiemrin “Luli”. Zonja Faber-Luli nuk ka të bëjë me Ded Gjon Lulin, se ajo është nga një familje muslimane e babai i saj quhet Asim. Para se të bëhej drejtoreshë e Dhomës Amerikane të Tregtisë Floreta punoi për disa vite në degën që krijoi në Shqipëri kompania e njohur ndërkombëtare e auditimit Deloite & Touche, e cila erdhi në Shqipëri e kontratuar nga qeveria socialiste në 1997 për të bërë transparencën e kompanive piramidale financiare. Në fakt ajo që bëri Deloite & Touche ishte se thjesht i shiti emrin qeverisë shqiptare, duke marrë në punë “ekspertë” shqiptarë, të cilët nuk bënë auditim të pavarur, por e bënë punën ashtu si donte qeveria shqiptare e kohës. Një nga “ekspertet” e punësuar nga Deloite & Touche në Shqipëri në 1997 ishte dhe Floreta e cila në atë kohë ishte 29 vjeç dhe pa asnjë përvojë pune në auditin financiar. 

Zonja Faber-Luli nuk duhet të jetë ambasadore e Shqipërisë në SHBA, pikësëpari se ajo është shtetase amerikane dhe si e tillë ka bërë një betim zyrtar, se nuk do t’ u bindet ligjeve të asnjë shteti tjetër të botës, veç atyre të SHBA. Një betim i tillë është detyrim për çdo njeri që bëhet qytetar i SHBA. Zonja Faber-Luli pra është betuar që të mos u bindet ligjeve të shtetit shqiptar të cilin supozohet ta përfaqësojë si ambasadore në SHBA. Deri më tash nuk është thënë se z. Faber-Luli ka hequr dorë nga shtetësia amerikane, gjë që ka detyrim ta bëjë para se të marrë detyrën e përfaqësueses diplomatike të Shqipërisë në SHBA. 

Por zonja Faber-Luli nuk duhet të jetë ambasadore e Shqipërisë në SHBA edhe për faktin se e gjithë karriera e saj përmban disa nga gjërat më të këqija që kanë ndodhur në marrëdhëniet amerikano-shqiptare, nga ana amerikane., dhe që i kam përshkruar më lart. Zonja Faber-Luli nuk po shkon si ambasadore e Shqipërisë në SHBA thjesht si kushërirë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati (Floreta ka lindur në qytetin e Shkodrës nga ku e ka origjinën ministri), por kryesisht për shkak të mbiemrit të saj nga burri që i ka shërbyer në kombinim me hijeshinë e saj të dikurshme për të bërë një karrierë bizarre.

Në 15 vite që zonja Faber-Luli drejtoi Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, ajo mbrojti me pasion vetëm një “investim” amerikan në Shqipëri që ishte sjellja e armëve kimike siriane në Shqipëri. Në 15 nëntor 2013, kur Kryeministri Rama u detyrua të tërhiqej nga vendimi i tij për sjelljen e armëve kimike siriane në Shqipëri, zonja Faber-Luli vendosi këtë status në profilin e saj në Facebook: “A thua kështu i humbet Shqipëria shanset historike…” Në përgjigjen e saj për një komentues, ajo thoshte: “Vendimi i marrë duket se na le jashtë historisë.”

Nuk është ironi e vogël që drejtoresha e parë dhe e vetme deri më sot e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, shpallte si shans historik për të përfituar ekonomikisht Shqipëria nga marrëdhëniet me SHBA, kërkesën amerikane që armët kimike siriane të silleshin për t’ u demontuar në Shqipëri.

Emërimi i zonjës “Faber-Luli” si ambasadore në SHBA “koincidon” me vendimin që ka marrë Qeveria “Rama” për të shpenzuar një shumë të madhe parash për të bërë riparime në ndërtesën e ambasadës. Pra, për zonjën Faber-Luli po çelet një fond i madh financiar me të shkuar ajo në Washington.

Me vajtjen e zonjës Faber-Luli si ambasadore në Washington përmbushet edhe një lloj cikli. Në vitin 1999 në Shqipëri erdhi një ambasador amerikan, z. Limprecht, i cili në vitin 2000 e bëri Floretën drejtoreshë-pronare të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Pasi e mbajti për 15 vite këtë detyrë, Floreta shkoi tani ambasadore në SHBA, vendin nga erdhi Limprecht. Nuk duhet të çuditemi nëse varri i Limprecht do të jetë vendqëndrimi i saj i parë në SHBA si ambasadore. Nuk duket e besueshme që Edi Rama ta ketë emëruar zonjën Faber-Luli si ambasadore në SHBA në kujtim të mikut të tij të ndjerë Limprecht, të cilin e quante Babë Lymi (si Babë Myslim Peza), se e mbështeti aq shumë Edi Ramën sa shkoi me të dhe e kaloi natën pranë zjarrit partizan në festën e Pezës në vitin 2000, gjatë fushatës për zgjedhjet vendore, ku Edi Rama ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës. Ndonëse Floreta ka qenë që atëherë në stafin e Edi Ramës, të tjera lidhje u krijuan më pas. Floreta po shkon në SHBA si njeriu i besuar i Edi Ramës, për të investuar atje për llogari të tij paratë që ai fiton në Shqipëri si Kryeministër.

Emërimi i Floreta Faber-Luli si ambasadore nga Edi Rama është në linjë me praktikën e Edi Ramës që të emërojë në detyra të larta femra veriore, të cilat kanë një lidhje jugore-ortodokse nga nëna ose burri. Ministrja e Mbrojtje Mimi Kodheli e ka nënën nga Skrapari, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Eglantina Gjermeni, nga Kruja, e ka burrin ortodoks. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla nga Mirdita, e ka burrin ortodoks. Sigurisht që nuk ka asgjë të keqe se përse këto zonja kanë një origjinë të tillë, por kur ka një praktikë që përzgjedhja për poste bëhet mbi bazën e një kriteri të tillë, këtu ka diçka shumë të keqe.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?