MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Interesat kombëtare nuk mund të bëhen "Varka e Noes" për klanin "Berisha" - Thesari

E Enjte 14 Nëntor, 2013
Interesat kombëtare nuk mund të bëhen "Varka e Noes" për klanin "Berisha"

berisha_kimik

Ceshtja e demontimit te armeve kimike te regjimit criminal te Asadit ne Shqiperi po tentohet te manipulohet nga interesa meskine te politikes se dites ne dem te interesave strategjike te Shqiperise e shqiptareve si antar me te drejta e plota ne NATO e partner besnik e i qendrueshem i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Opozita aktuale po tenton te perdore pjesmarrjen e Shqiperise ne nje process zinxhir e te kordinuar te vendeve antare te NATOs me ne krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes per te carmatosur regjimin vrastar te Asadit ne nje menyre aspak shqiptare . Meqe opozitarizmi nuk ju ngjiti per cestjen e shtyrjes se ligjit per nenpunsin civil pasi vete kane paguar apo lene pa paguar 131 miljon dollare deme te bera ne administraten publike . Vazhduan me problemin e 191 votave te “bleara” ne Korce ne nje fitore 76% ne favor te pushtetit dhe tani duket se e kane gjetur varken e “Noes” per te shpetuar nga mbytja perfundimtare klanin “Berishha” dhe kjo eshte ceshtja e demontimit te arsenalit kimik te Asadit.

Klani “Berisha” kerkon qe me nje gur te vrase dy “zogj” : Se pari me Amerikanet qe nuk i lejoje qe te manipulonin zgjedhjet me 23 Qershor, dhe se dyti te demtojn reputacionin e Qeverise Rama tek partnered nderkombetare pa pyetur per demin qe do i shkaktonin Shqiperise edhe pse qeveria Rama ka tager kushtetues ne parlament edhe cdo zgjedhje e pjesshme qe eshte bere nga veriu ne jug pas 23 Qershorit mbeshtetja ka rezultuar mbi 70% ne favor te pushtetit.

Me cfare po degjojme nga ekspertet e huaj te procesit te demontimit te armve kimike pasi ekspertet shqiptare o nuk dine o nuk duan te flasin eshte se arsenali kimik i Sirise aktualisht eshte i ndare ne komponente, cka do te thote ashtu te ndare shkalla e rrezikut per ambjentin dhe jetet njerzore eshte shume e ulet.

Se dyti Aleanca e Atlantikut te Veriut eshte ne nje process diskutimi me te tera vendet antare ndermjet tyre edhe Shqiperia ne nje process zinxhir ku do te marrin pjese disa vende.

Emergjenca per ti nxjerre keto arme nje ore e me pare nga Siria duke e carmatosur regjimin sirian nga keto arme ben qe nje stacion i mundeshem opurtun te jete edhe Shqiperia.

Konsiderimi i Shqiperise si stacion i pare i ketij arsenali nuk do te thote se tere procesi i demontimit te ketyre armeve do realizohet ne Shqiperi pasi procesi kalon ne disa faza deri ne asgjesimin perfundimtar ne impjante modern gje qe Shqiperia nuk i ka cka do te thote qe faza permbyllese nuk do realizohet ne Shqiperi.

Aleaca e Atlantikut te Veriut eshte ne lufte per me shume se 10 vjet ne Afganistan e Irak dhe shqiptaret duhet ta dine se Aleatet tane me ne krye Ameriken nuk kane kerkuar divizionet shqiptare per te shkuar ne lufte por kemi marre pjese me toga ne menyre fare modeste e keshtu ka per te ndollur edhe me demontimin e arsenalit kimik sirjan ku Shqieria do mbaje peshen qe i takon dhe mund ta mbaje si antar i NATOS.

Te protestosh ne mbrojtje te jetes e ambjentit nga shoqeria civile eshte geja me normale ne nje shoqeri te lire e demokratike por keto organizma qe na mbine tani pas 23 Qershorit nuk jane shikuar ne protesta as kur regjimi i Sali Berishes rrafshoje nje fshat te tere duke vrare dhjetra e plagosur me qindra as kur deshi ti falte per interesat e tije kriminale miljarda pasuri detare e nentoksore padronit te tije Greqise.

Kjo me bent e dyshoj e duhet te beje te dshoje cdo shqiptar qe del apo nuk del te protestoje keto dite pa ditur ne realitet asgje , as per rreziun e arsenalit kimik sirjan qe gjendet i ndare ne komponente e aq me pak mbi vendimin perfundimtar te Aleances se Atlantikut te Veriut per kete ceshtje se protesta nuk eshte ne mbrojtje te jetes e ambjetit te shqiptareve por ne dem te interesave strategjike e partneritetit me NATOn e Ameriken.

Pranimi i komponenteve te ndare te arsenalit kimik te regjimit criminal sirjan nuk permban rrezik per shqiptaret pasi ato komponente menaxhohen e ngarkohen nga sirjanet, transportohen nga te tjeret , mbikqyren nga marinsit Amerikan ne territorin shqiptar . Deaktivizimi i tyre duke u perzier me element te tjere kimik duke i bere te pademshem do realizohet tek neve pasi me cfare po thuhe eleminimi perfundimtar do realizohet ne impjante modern jashte Shqiperise.

Se fundi dua te them se Aleanca e Atlantikut te Veriut eshte krijuar e ka funksionuar per me shume se 50 vjet per te mbrojtur vlerat dhe qytetrimin perendimor dhe nuk ka asnje arsye qe te marri arsenalin kimik sirjan duke shpetuar popullin sirjan e te demtoje popullin e vet. Kjo nuk ka asnje logjike pervec bindjes se eksperteve te NATOs se keto komponente kimike nuk do demtojne as mjedisin as jeten e popullit shqiptar e te asnje populli tjeter antar i Aleances se Atlantikut te Veriut. I gjithe nderhyrja dhe procesi po behet ne emer te jetes e te vlerave te lirise duke e carmatosur regjimin vrastar sirjan dhe tera te tjerat jane propogande e paster ne dem te NATOs e partneritetit Shqiperi - Amerike.

Perdorimi nga ana e klanit “Berisha” mikut te deklaruar te Fasllicit e fasllicve ne veri e jug te Shqiperise te mundesise se demontimit te komponenteve te arsenalit kimik sirjan ne Shqiperi eshte veprimtari e paster antishqiptare qe kerkon te demtoje qendrimin e forte te Qeverise Shqiptare ne favor te rezolutes se Keshillit te Sigurimit per carmatosjen e regjimit sirjan dhe demton partneritetin strategjik e te fuqishem Amerikano –Shqiptar si garancine e vetme per kapercimin e sfidave te ketij shekulli te kombit e popullit shqiptar.

Qeveria Shqiptare duhet te deklaroje qarte dhe me force se ka kaluar koha kure ish qeveria e klanit “Berisha” thyente embargo e Keshillit te Sigurimit duke ndihmuar ne mbijetesen e regjimit criminal te Sllobodan Milloshevicit por do te qendrojme fort ne rrespektim te antarsise ne NATO e partneritet me Qeverine Amerikane ne carmatosjen e regjimit criminal te Asadit e me tej.

NEW YORK

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?