MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Ja kush i vrau Avni Rrustemin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Zija Dibrën - Thesari

E Shtunë 04 Mars, 2017
Ja kush i vrau Avni Rrustemin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Zija Dibrën

ahmet-zogu-2

Më 14 tetor të vitit 1927, ndersa po dilte nga një restorant ne Pragë, Cekosllovaki, Ceno Kryeziu vritet me revoler nga studenti Alkibijad Bebi, një bursist shqiptar, i cili e kishte ndjekur Ceno Kryeziun edhe gjatë qëndrimit të tij në Beograd. Agjentët serbë e kishin arrestuar si të dyshuar por e kishin liruar në mungesë të fakteve. Pas kryerjes së atentatit në Pragë, Alkibijad Bebi nuk u largua nga vendngjarja, por dorëzohet te organet policore. Në pyetjen përse e kishte kryer atentatin dhe kush qëndronte pas tij, ai përgjigjet: “E kam vrarë Ceno begun, sepse ai është serbofil, i cili ka bërë përpjekje për t’ia shitur Shqipërinë Jugosllavisë.”

Alkibijad Bebi u vra ne sallen e gjyqit nga nje spiun serb nga Kosova, Zijah Vushtria, i cili me vone u lirua me nderhyrjen e autoriteteve te Beogradit.

Ne te njejten kohe Ahmet Zogu morri nga Praga dhe solli në Tiranë motrën e tij (gruan e Cenos) dhe djalin e tyre.

Cili ishte Ceno beg Kryeziu, sipas Zhivko Abramovskit?

Ceno begu ishte djali i Hysein beg Kryeziut, i lindur në Gjakovë nga familja feudale e kryezinjve, që i përkisnin fisit të Bizhuzve. Shkollimin e kishte kryer në Turqi, ndërsa me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, Ceno begu iu bashkohet radhëve të Esat Pashë Toptanit, i cili për veprën e tij tradhtare në shërbim të Jugosllavisë vritet në Paris, nga heroi i kombit, Avni Rrustemi.

Në kohën derisa Esad Pashë Toptani kishte ndarë për vete Shqipërinë e mesme, ndërsa veriun ia premtonte Jugosllavisë, e jugun Greqisë, Ceno begu ishte kryetar i rrethit në Krumë. Në vitin 1918 emërohet kryetar komune në Gjakovë, si njeri tejet i besuar i forcave okupatore jugosllave, pasi që serbëve iu kishte kryer shërbime edhe gjatë kohës së fundit të sundimit turk. Me qëllim për të përfituar favore politike, martohet me motrën e Ahmet Zogut.

Në kohën e Revolucionit Demokratik të Fan Nolit, në qershor të vitit 1924, Ceno begu së bashku me Ahmet Zogun dhe disa oficerë si: Marka Gjoni, Zef Ndoci, Maliq Bushati, Luigj Shantoja, Tafë Kaziu e të tjerë, ikin në Jugosllavi, ku kërkojnë azil politik për një kohë të caktuar dhe ndihmë ushtarake, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.

Për shkak të meritave të tij në likuidimin e kundërshtarëve politikë dhe në vrasjen e Bajram Currit, në dimrin e vitit 1925, Ceno begu gradohet kolonel dhe emërohet komandant i Garnizonit ushtarak në Shkodër. Ndërkohë, Ahmet Zogu e emëron ministër të Punëve të Brendshme.

Asokohe pasi kishte kryer me sukses detyrat kundër kombit, Ceno beg Kryeziu, njoftonte Aleksander Karagjorgjeviqin dhe Nikolla Pashiqin, se kishte likuiduar Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Zija Dibrën e të tjerë.

A po e shihni, e mbajta premtimin, i mbyta vetë Gurakuqin, Bajram Currin, Zija Dibrën, (radi nasheg i vasheg mira) për paqen tonë dhe Tuajën.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?