MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Jemi ne që jemi, pa kemi ata që kemi - Thesari

E Enjte 13 Prill, 2017
Jemi ne që jemi, pa kemi ata që kemi

grid-rroji

Niveli i frikshem i padijes, mosvetedijes dhe genjimit te vetvetes eshte treguesi me i thuket i marrezise kolektive qe ka kapluar shoqerine shqiptare. Ne kete vend te gjithe mendojne sot per neser, te gjithe e kane bere te pakten ndonje pisllek te vogel dhe po se paten bere po mendojne ta bejne, te gjithe "i dine gjerat po nuk kane kohe me vepru". Mashtrimi eshte norme, paftyresia domosdoshmeri jetike, hajnia e krimi jane ligj kurse ndershmeria ves. Ata qe e kuptojne duan te ikin, te tjeret jetojne ne nje gjendje vegjetativo depresive e cila i mban si kavie te nje eksperimenti shoqnor te kobshem ku hahet gjithefaresoj, pihet gjithëfarësoj, rrihet kafeneve e restoranteve gjithefaresoj e behet seks moteleve me gjithefaresoj percudash e percudneshash per 10 mije leke te vjetra.

Te gjithe bashke presin mesian, shpetimtarin, pejgamberin, te derguarin e njerit apo tjetrit, sepse "problemet i dime, po cila eshte zgjidhja"! Askush nuk ngre nje gisht per te luftu per veten, per familjen, per nderin e sigurine, per shtetin e kombin e vet. Duan e presin beun per me e ndjeke se "skemi kohe me u marre me kesi gjonash mer jahu".Ne te vertete ajo cka deshirojne, edhe pse shumica me gjase as qe e kupton kete proces psikologjik, eshte nje kafshe e re ne cirk, nje arushe Silva te radhes, qe te kene me cfare te zbaviten do kohe kafeneve. Packa se kafsha qe hyn ne gropen e grethave eshte e destinuar te coptohet e gjakatoset pa meshire e mbeshtetje, dhe mbi te gjitha te lihet ne meshiren e fatit nga keta sehirxhinjte qe hane, pijne, rrijne dhe seksojne gjithefareqysh.

Keta te gjithedijshmit sehirdashurues padyshueshmerisht do merziten nga shfaqja dikur, e do vazhdojne me rrugen e tyre te marrise duke kerkuar viktima te reja per cirkun e tyre makaber. Derisa ta shohin veten ne fund te gremines dhe me apo pa vetedije ta ndjejne se kafsha ne cirk realisht jane ata vete dhe grethat ka kohe qe i kane helmatise megjithe fare e soj e i kane shnderru ne skllever jeta e te cileve nuk vlen aspak ne tregun kriminal te padroneve. E atehere shtepite e rregulluara me lluks katundar, restorantet e peshkut ku hahet krudo e koto, tavernat e mishit me sallam qeni a maceje, pushimet ne Dubai e Maldive, e te gjitha marrezite qe ju jane paraqite si "jeta e vertete perendimore" sdo te kene asnje vlere, sepse do nxjerrin fundbarkun e vet te mbushur me llum, shume llum. Po atehere sdo te kete me zgjidhje a shpetim, vec trishtim, shperberje e mallkim. Mallkim per ata qe nuk deshen te behen arusha Silva sepse "ne ju tham dilni po ju sjua majti bytha".

Dite te mbare pranvere bashkekombas te dashur dhe ju kerkoj ndjese se ju shqetesova pak gjate kafes se mengjesit. E di keni halle per te diskutu, kush do ja fusi kujt, a do dalin nga cadra taborri i Bashes, a do hyje a jo Meta ne koalicion, po ky palloshi i gjate a ka mbeshtetje ne amerike e gjera te tilla tejet te rendesishme per fatet e kombit.

E verteta sade eshte kjo. Po nuk u ndergjegjesuat ju vete, po nuk e luajtet bythen nga kafja per ta nxjerre vendin nga gremina, po nuk reshtet se pari nga nderkombetaret per zgjidhje, po su organizuat vete ne grupe e rrethe shoqerore, e mbi te gjitha po nuk e bete kete jo per Arushen a Luanin, iksin a ypsilonin qe del bukur ne televizor e thote te verteten qe ju e dini po skeni kohe te merreni, po per vete, per femijet tuaj, familjen, nderin, sigurine dhe dinjitetin nuk kemi per te gjetur zgjidhje ne shqiptaret. Ja kaq gje eshte.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?