MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Ku shkuan lekët e borxhit publik - Thesari

E Dielë 18 Qershor, 2017
Ku shkuan lekët e borxhit publik

borxhi-publik

Bazuar në treguesit nominal të borxhit të publikuar nga Ministria e Financave, në tremujorin e tretë të vitit 2013, koha kur Qeveria Rama u fut në zyrë, borxhi publik shënonte vlerën e 872.2 miliardë lekëve, ose 64.61% të GDP faktike (bazuar në të dhënat e korrektuara të vitit 2015, GDP nominale faktike në 2013-ën ka qënë 1,350 miliardë Lekë).

Gjatë qeverisjes, edhe pse në mungesë të plotë të projekteve madhore që mund të impaktonin nivelin e borxhit, trajektorja e tij pati një kurbëzim sa të pakuptueshëm aq edhe shqetësues, kur në vitin 2015 niveli i borxhit shënoi rekordin historik prej 72.65%, rekord ky që u ruajt dhe në 2016.

Pyetja që mua më shqetësoi gjatë gjithë kësaj kohe ishte “Ku shkuan lekët e borxhit?”. Dhe kjo pyetje më behet gjithnjë e më e forte sa here që dëgjoj argumentin naiv të “shlyerjes së detyrimeve të prapambetura”. 

Sepse, meqë detyrimet në kohën e llogaritjes, viti 2013, zinin rreth 6% të PBB-së, të gjithë justifikonin 72.7% borxh me pagesën e këtyre detyrimeve. Por ky është naivitet, sepse borxhin kompanive, shteti nuk ua kishte në përqindje të PBB-së, por ua kishte në vlerë leku, pa interes. Shteti pagoi rreth 70 miliardë lek për këto borxhe.

Pikëpyetja që unë kam është: 

- Borxhi në Shtator 2013 ishte 872.2 miliardë, në Dhjetor 2016 shkoi 1065 miliardë Lek, këto 193,5 miliardë Lek që është diferenca ku shkuan? Dakord 70 miliardë shkuan për pagesën e detyrimeve të prapambetura, pjesa tjetër ku shkoi? Kush ishte vepra e madhe,investimi i madh apo shpenzimi madhor që konsumoi:

1 - jo vetëm gjithë rritjen e buxhetit që erdhi si pasoje e rritjes së taksave 
2 - gjithë rritjen e buxhetit që erdhi nga rritja e PBB-së gjatë këtyre viteve
3 - dhe që nuk mjaftoi, por kërkoi dhe rreth 120 miliardë lek borxh shtesë

Janë 1 miliardë USD...

Unë nuk di të ketë ndonjë vepër të madhe gjatë gjithë kësaj kohe, të këtyre përmasave. Në krahun e investimeve, qeveria Rama të vetmin projekt vizibël, i njohur dhe i prekshëm për publikun, ka qënë projekti i Rilindjes Urbane, i cili ka kosto shumë here më të vogla se këto që po përmendim. 

Në krahun e shpenzimeve gjithashtu rritja e pagave dhe pensioneve, një herë që u bë, kushtoi vetëm 10 miliardë lek. Rritja e defiçitit të skemës së kontributeve gjithashtu ka kushtuar shumë pak. Për këtë arsye pikëpyetja ime vazhdon, “Ku shkuan lekët e borxhit?”.

fb/panajot.soko

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?