MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Maratonë skandalesh nga Ministria e Arsimit - Thesari

E Shtunë 26 Nëntor, 2016
Maratonë skandalesh nga Ministria e Arsimit

rama-nikolla

Ligji anemik për arsimin e lartë vazhdon të lëngojë dhe çdo ditë prodhon nga një skandal të ri. Ekspertët e fushës publikojnë edhe shkeljet e njëpsanjëshme që po bëhen nga ana e Minsitrisë së Arsimit dhe Rinisë, e cila supozohej që do të reformonte arsimin, por në fakt po prodhon protesta të njëpasnjëshme dhe pakënaqësi të mëdha.

Rigels Xhemollari, analist i politikave publike për MAS, shprehet: ” Kupola e Ministrisë së Arsimit sapo ka kapur Universitetin Politeknik të Tiranës”. Pas kërkesave nga shoqrëria civile UPT shpalli listën e Bordit të Administrimit online http://www.upt.al/keshilli-i-administrimit, organ i cili menaxhon fondet, pasurinë dhe punësimet e administratës në universitete. Katër anëtarët e këtij bordi në UPT janë katër titullarët kryesorë të Ministrisë së Arsimit në pozicionet e mëposhtme:

Plarent Ndreca – Sekretar i Pergjithshem i MAS

Gerti Janaqi – Drejtor i IZHA i MAS

Mirela Bimo – Drejtore e Financave ne MAS

Alqi Kushi – Drejtor i Sherbimeve mbeshtetese, MAS

Ligji i arsimit të larte thote ne nenin 48-të se “Anëtarët përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për arsimin janë ekspertë të njohur nga fushat akademike, menaxheriale, ekonomike dhe juridike dhe emërohen përkatësisht nga ministri përgjegjës për arsimin.”

“Personalitetet e njohura qe paska emeruar znj. Nikolla qenkan rrogëtaret e saj, që pasi kanë ngatërruar gjithë sistemin arsimor, ti shpërblejmë edhe me nga një rrogë shtesë“- është shprehur Xhemollari.

Në vazhdimësi të akuzës, kjo nuk është autonomi por kapje e universitetit, këta persona janë në konflikt të hapur interesi si vartës të ministres Nikolla dhe ky universitet duhet të çlirohet sa më parë nga kthetrat e drejtorëve që katër-punësohen, që nuk janë gjë tjetër vetëm se ekspertë të vjedhjeve dhë dështimit të sistemit arsimor. Inkurajoj KLSH, Inspektoriatin e Pergjithshem dhe Komisionin Parlamentar te Arsimit, te hetoje, parandaloje dhe denoje kete akt te paster nepotik. Neni 47 Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të institucionit të arsimit të lartë, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?