MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Pse Berisha gënjen për Sorosin? (VIDEO) - Thesari

E Enjte 23 Shkurt, 2017
Pse Berisha gënjen për Sorosin? (VIDEO)

berisha-soros

Sali Berisha ka rindezur edhe njëherë debatin për rolin e multimiliarderit Xhorxh Soros dhe fondacionit të tij në Shqipëri, duke i quajtur ato si një rrezik madhor për demokracinë shqiptare. Këto denoncime datojnë vite më parë  “dhe nuk kane lidhje me polemiken e sotme qe zhvillohet ne SHBA per veprimtarine e kryespekullantit te planetit” shkruan Berisha në Facebook.

Natyrisht një pjesë e kësaj që thotë ish kryeministri është e vërtetë. Ai e ka sulmuar spekullantin e bursës që në fillim të viteve 90, kur fondacioni i tij në Shqipëri filloi të mbështeste mediatikisht dhe me fonde të gjithë kundërshtarët e një presidenti që atëhere po fillonte të merrte një rrugë autokratike. Por në atë kohë si president ai arriti një ujdi me Xhorxh Sorosin, duke e detyruar këtë të fundit të heqë drejtorin e parë Fran Nazi.

E vërtetë tjetër është se Berisha e ka sulmuar Sorosin edhe tani pasi doli në opozitë. Tek “Zonë e lirë” e Arian Çanit ai shkoi madje tepër larg duke pohuar se “mes Ramës dhe Sorosit qëndron një grua”.

Pra, Berisha nuk gënjen kur pretendon se ai ka folur kundër spekulantit hungarezo hebre, shumë kohë para fitores së Trump në SHBA.

Por si gjithmonë Sali Berisha thotë vetëm gjysmën e së vërtetës.

Sepse një shkrim investigues i “Shqiptarja.com” ka nxjerrë se midis dy burrave ka pasur edhe periudha paqeje dhe miqësie.

“Nëntë vjet më parë, në 25 janar të 2008, në samitin e davosit Sali Berisha e shpallte George Soros mik të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe i kërkonte George Soros financimin e projekteve të ndryshme në Shqipëri”, shkruan gazeta. Aty tregohen edhe facsimile të faqeve të kryeministrisë ku i bëhet jehonë takimeve Berisha Soros dhe kërkesave që i ka bërë kryeministri shqiptar multimiliarderit. “Gjatë takimit në Davos të Zvicrës, ish-kryeministri Sali Berisha, i ka prezantuar z. Soros projektet e ndërmarrse në bashkëpunim me kompani të njohura botërore në sektorin energjetik.

Po ashtu, Berisha i ka kërkuar Sorosit ndihmë për popullsinë rome. “Më pas, biseda u përqendrua në çështje sociale, ku Berisha, në mënyrë të veçantë u ndal në problematikën e shtresave rome dhe egjiptiane në Shqipëri, për të cilat kërkoi mbështetjen e z. Soros në projekte të ndryshme në ndihmë të kësaj popullsie” thuhet në komunikatën e zyrës së shtypit të Berishës.

Pra mjaftojnë fakte si ky, apo pritja që i ka bërë Sorosit në vitin 2014, Lulzim Basha, pasardhësi i Berishës në krye të PD për të treguar se As berisha dhe as pqartia e tij nuk kanë pasur qëndrime të njëjta me ato që thonë sot për rrolin e Sorosit në Shqipëri.

Megjithëse Berisha pretendon se ai ka qenë kritik me spekullantin e bursave shumë kohë përpara se në pushtet të vinte Trump, një gjë është e qartë, akuzat e tij, janë të njëjta që ato që vijnë nga Maqedonia, Bullgaria, Serbia, Hungaria dhe Rumania, kundër Sorosit. Më shumë se me të vërtetën ato kanë lidhje me ndryshimet politike në Amerikë dhe me shpresën se ato do të sjellin lëvizje tektonike në rendin botëror. Ato janë në pjesën më të madhe përpëlitje të atyre që kacavirren pas ndonjë teorie konspirative si shpresa e vetme për tu kacavjerrë pas pushtetit.

/lapsi/

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?