MENU
Thesari.com © 2001 - 2020

Shqipëria, vendi i njerëzve-ujq - Thesari

E Premte 25 Tetor, 2013
Shqipëria, vendi i njerëzve-ujq

fëmijë-australian-duke-ushqyer-kafshën-e-vet

Njeriu-kangur

Kur i thoni dikujt “kafshë” nuk besoj se keni në mendje një foto si kjo. Është e kundërta e “kafshës” që ne kemi në mendje. Është fotoja e një vajze të shpërngulur nga zjarret në Australi. Ajo përpiqet të ushqejë kafshën e saj shtëpiake (Australi – kangur, Shqipëri – mace, Indonezi – majmun) të traumatizuar nga drama e madhe e zjarreve që kanë përfshirë kontinentin e Australisë. Kjo pamje, më sjell ndër mend macet që digjnim që të vegjël.

Njeriu-çakall

Nuk e di se çfarë na bënte të vegjël që të lyenim macet me benzinë e t’u vinim flakën. Thonë se fëmijët duke luajtur pregatiten për botën që i pret. Ndoshta, ajo ishte bota që na priste. Një botë, ku ai që ka mundësi të vrasë një gjë e bën, pa asnjë arsye. Ai që ka mundësi të djegë, djeg. Fëmijët që u rritën duke djegur mace, janë sot ministra, drejtorë, pronarë, mafiozë, gazetarë. Pra, janë ata që po i vënë flakën Shqipërisë. Nëse dikush kishte pritshmëri më të mëdha ndaj tyre, e ka pasur gabim.

Fëmija në foto, që i vogël, duket se po mësohet jo vetëm me dashurinë ndaj një qenieje tjetër, por dhe që të kujdeset për të. A nuk është kjo që kërkoni nga qeveritarët tanë? Të jenë të përgjegjshëm për detyrën që kanë e të kujdesen për ata që u kanë besuar jo vetëm votën, por të ardhmen dhe jetën e tyre. Nëse shpresoni që gjërat do bëhen më mirë, kam frikë se do zhgënjehemi. Sot, shqiptari stërvit pit-bullë.

Njeriu-pitbull

Moda e pit-bullit flet qartë për egërsinë dhe stilin mafioz me të cilin po rriten brezat sot. Them pit-bull, por e kam fjalën për qen race, kryesisht trupmëdhenj, dhe sidomos me tipare egërsie. Jo rrallë, djemtë me pit-bull argëtohen duke ua sulur atë qenve të tjerë. Pit-bulli është statusi që djaloshi shqiptar kërkon të bëhet: gjakatar. E njëjta gjë si me macet në benzinë, veçse tani, “punësojmë” një kafshë tjetër që ta bëjë për ne. Ne vetë jemi njerëzit-ujq. Jo ujqit romatikë të filmave, por ujqit socialë, që shqyejnë njeri-tjetrin, derisa të ngelen vetëm mes shkretëtirës.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Kë do donit të ishte Presidenti i 46 i Amerikës?